Nga Bujar Alimani
Ndoshta Abbas Kairostami eshte shkaku qe vendosa te merrem me kinema. Nje pasdite tetori te 1995 kur regjisori grek Giorgos Korras me dha nje VHS te nje autori iranian qe une nuk e kisha degjuar kurre me pare. “Where is the Friend’s Home?” quhej filmi. Gjithcka qe ishte mbledhur te une ne ate qe quhej “njohje kulturore kinematografike” po rrezohej…Duhej nje VHS tjeter, kesaj rradhe “Through the Olive Trees” qe te dashurohesha perfundimisht me kete mesues te madh, te ndryshonte ose me sakte te themeloja nga e para nje kulture te sakte brenda vetes time mbi thelbin e kinemase -te verteten dhe guximin per ta thene ate ne nje menyre tejet te thjeshte. Menyra sesi ai e shihte te bukuren thelle brenda bebes se syrit te njeriut dhe gjerave te zakonshme qe e rrethojne ate eshte perhere nje vecanesi dhe drite ne tunel, sot kur moria e informacionit qe na cmend na kujton se Abbas Kairostami nuk ishte i rastesishem ne kete planet ! FALEMNDERIT PER LEKSIONET MJESHTER !