Humori i Barabarës para vdekjes: Bush është kështu, sepse kur isha shtatzënë me të pija alkool

Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri vdiq në moshën 92-vjeçare.

Ish-presidenti amerikan George H.W Bush duke kujtuar bashkëshorten me të cilën kaloi 73 vite të jetës së tij tha: “E kam ditur gjithnjë se Barbara ishte gruaja më e adhurueshme në botë, dhe në fakt e ngacmoja atë duke i thënë se e kisha kompleks një gjë të tillë”.

Ndërsa djali i saj George W Bush rrëfeu dje një detaj në një intervistë me Maria Bartiromo e Fox Business Network.

“Një ditë para se nëna ime të ndërronte jetë unë e vizitova në spital. Nisëm të bisedonim. Ajo po më ngacmonte mua dhe unë po ngacmoja atë. Në moment, në dhomë hyn doktoresha dhe nëna i thotë: 
E di pse George ka dalë kështu si ka dalë? 
Doktoresha fillimisht u pezmatua. Ngaqë s’dinte c’të thoshte, ngriti supet. 
Nëna vazhdoi: 
Sepse gjatë kohës që isha shtatzënë me të, une pija alkool dhe tymosja cigare rregullisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *