Një anëtar i ekuipazhit të “Air France” që është gay ka refuzuar të fluturojë për në iran në shenjë proteste shkruan “The telegraph”. Shoqëruesit homoseksualë të fluturimeve në “Air France” po bëjnë thirrje për bojkot të linjave ajrore për në Iran, si një vend ku homoseksualiteti është i dënueshëm me vdekje. Laurent M, ka nisur një peticion duke bërë thirrje që tu jepet punonjësve homoseksualë të ekuipazhit e drejta të refuzojnë për të fluturuar në Teheran, kryeqytetin iranian. Ankesa në internet i është drejtuar Ministrisë Franceze të Transportit, si dhe CEO-s së “Air France” Frédéric Gagey. Deri tani, peticioni ka marrë më shumë se 2.500 nënshkrime. “Sigurisht, seksualiteti ynë nuk është shkruar në pasaporta dhe kjo nuk do të ndryshojë mënyrën se si ne punojmë si ekip”, thuhet në peticionin me titull ‘punonjësit Gay nga Air France nuk duan të fluturojnë te dënimi me vdekje në Iran’. Sipas tyre është e pakonceptueshme të detyrosh dikë të shkojë në një vend ku njerëzit si ai janë të dënuar me vdekje vetëm pse janë ata. Air France ka bërë me dije ndërkaq se Arabia Saudite ka të rregulla të ngjashme dhe është po ashtu një vend ku ka dënim me vdekje për homoseksualët.