“Grimsby” në kinema Millennium, një superspiun dhe një huligan

Të gjithë e mbajnë mend me rolin e tij Borat, reporterin kazak me fiksimet e tij dhe humorin e pazakontë , por tani rikthehet me një rol tjetër, sërish komik por edhe me pak aksion në prodhimin britanik  “Grimsby” që vjen premierë në kinema Millennium më 3 mars.
Sacha Baron Cohen, vjen për publikun në rolin e Nobby Grimsby, një i papunë por entuziast për jetën, që ka për objektiv të martohet me vajzën e ëndrrave të tij dhe të bëjë 9 fëmijë. Por huligani i futbollit ka dhe një pikë të dobët që pakkush e di; vëllai i tij Sebastian me të cilin nuk është parë që kur ishin të vegjël.
Pas 30 vitesh kërkim, protagonisti arrin që të gjejë të vëllanë në Londër dhe zbulon se ai është bërë një nga agjentët më të mirë të Black Ops, një task forcë speciale e stërvitur për të kryer misione tejet delikate. Bashkimi i dy vëllezërve nuk do të jetë i lehtë. Sebastian gjendet përballë detyrës për të ndërmarrë së bashku me të vëllanë një mision të vështirë. 
“Grimsby” njihet ndryshe me titullin “The Brothers Grimsby” dhe është një komedi dhe aksion, prodhim britanik i drejtuar nga regjisori Louis Leterrier bazuar në skenarin e shkruar nga Sacha Baron Cohen, Phil Johnston dhe Peter Baynham. 
Filmi ka për protagonistë vetë skenaristin dhe aktorin Baron Cohen si edhe Mark Strong, Rebel Wilson, Isla Fisher, Annabelle Wallis, Gabourey Sidibe, Penélope Cruz dhe Ian McShane.
Filmi ka marrë vlerësime pozitive nga kritika që veçon ndër të tjera regjinë dhe lojën e aktorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *