Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri

Për njëzet e pesë vite me radhë, fjala punëtor është zhdukur nga çdo ligjërim i rëndësishëm publik, duke bërë të mundur përjashtimin e shtresave të gjëra shoqërore prej të mirave dhe vendimarrjes demokratike. Kjo situatë e padrejtë e punëtorisë shqiptare i dha shtysë “Institutit për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror” të hulumtojë përmes kërkimeve teorike, por edhe përmes intervistave me dhjetëra punëtorë, rreth gjendjes së klasës punëtore në Shqipëri. Studimi i tyre i parë ka pasur për qëllim kuptimin e kushteve të punës dhe gjendjes ekonomike të punëtorisë, duke hapur një fushë të re dhe të rëndësishme studimesh shoqërore në Shqipëri. Rezultatet e para të këtij studimi “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri (I)” do të prezantohen ditën e shtunë. Më tej, në pjesën e dytë, do të pasurohet me të dhëna dhe qasje interpretuese, puna për të cilën do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Programi parashikon njē analizë teorike të kushteve aktuale të punëtorëve në Shqipëri, prezantimi të rezultateve të studimit dhe intervistave në terren dhe prezantim i kushteve të punëtorëve në Kosovë
Eventi është përgatitur nga “Instituti për Kritikë dhe Emancipim Shoqëror” me mbështetjen e “Rosa Luxemburg Stiftung Southeast Europe” me fonde të “German Federal Foreign Office”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *