Romani “Gjarpri i shtëpisë” i autorit Arian Leka botohet e gjuhën maqedonase, me parathënien e shkrimtarit të shquar Luan Starova dhe paraqitet në Panairin e Librit – Prill 2016 – Botues “Goten”, Shkup. Në vitin 2011 libri u përkthye në bullgarisht dhe u botua në Sofje, përkthyer nga zonja Janka Trifonova Selimi (Zmija Vkeshti – Smallstations Publishing House). Një roman midis fantazisë dhe prozës politike. Mistika e librit është një metaforë për shembjen e jetës shqiptare, që humbet midis brezave dhe kohës. E shkuara është gjithë fajësi, e tashmja është një purgator, ndërsa e ardhmja është mishërim i një shtëpie të verbërish. Një histori e dëshpëruar mbi kolapsin posttotalitar të shpirtit, i cili ngatërron rrugën si ngjalë në një labirint të përbërë nga lumenj të nëndheshëm.