‘Fyeu’ LGBT-në, pezullohet nga puna gazetari shqiptar

Redaktori i Radio-Televizionit të Kosovës, njëkohësisht anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Arsim Halili, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook, ndersa vendi shënonte 17 majin – Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Postimi i tij është kritikuar rëndë në media dhe ndaj tij janë marrë masa.
Statusi i Arsim Halilit
“Si qytetar i këtij vendi që mëton me shpërthy izolimin shumëvjeçar, i kam tri pyetje koncize: A është edhe LGBT, kusht për liberalizimin e vizave? Ky kusht a plotësohet me sapun, a pa sapun? Edhe e treta, për liberalizim vizash, a ma mirë me sakrifiku me demarkacion a me thobë?!”, ka shkruar Halili në rrjetin social.

Reagimi i drejtorit të RTK-së, Mentor Shala

Si Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së dhe në emër të menaxhmentit të RTK-së distancohemi nga qëndrimet publike të njërit nga redaktorët e lajmeve të RTK-së, Arsim Halilit ndaj komunitetit LGBTI. Ofendimet publike të bëra nga Arsim Halili në drejtim të komunitetit LGBTI janë qëndrime personale të tij dhe në asnjë mënyrë nuk përbëjnë qëndrim të RTK-së. RTK respekton të drejtat e secilës përkatësi në mënyrë të barabartë pra edhe të përkatësisë seksuale. Dëshmi për këtë është edhe rregullorja e RTK-së që ka të bëjë me standardet profesionale të RTK-së, të cilat secili punëtorë i RTK-së është i obliguar t’i zbatojë. Si Drejtor i Përgjithshëm menjëherë kam kërkuar suspendimin e redaktorit Arsim Halili nga vendi i tij i punës dhe kam kërkuar nga kryeredaktori i RTK3 të iniciojë që nesër procedurë diciplinore ndaj të punësuarit Arsim Halili.
Me transmetimin e drejtpërdrejtë në dy kanalet televizive RTK1 dhe RTK3 të marshit të komunitetit LGBTI më Prishtinë, të martën më 17 maj 2016, RTK ka dëshmuar se mbështetë liritë e secilit në Kosovë. RTK gjithashtu është e hapur dhe është duke përgatitur emisione që do tē trajtojnë problemet me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë dhe do të kontribuojmë në avancimin e të drejtave të tyre nē Republikën e Kosovēs si vend demokratik ku janë të garantuara të drejtat e secilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *