Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho përmes një interviste në “Financial Times” ka rrëfyer jetën e saj, fëmijërinë, familjen, te shoqin, operan, dhe suksesin.
Ajo, i kujton ende vështirësitë e jetës në Tirannë e Enver Hoxhës, por tashmë ka një jetë tjetër në SHBA.
Ermonela Jaho është në Londër duke u përgatitur për operan e Leoncavallos “Zazà”.
“Është e trishtueshme,” thotë sopranoja: “Kur Zaza këndon për fëmijërinë e saj pa nënë e pa baba, më kujton veten dhe përvojën e nënës sime.
Jaho ka lindur më 1974 dhe familja e saj u shpërngul në Tiranë në moshën 2 vjeçare. Nëna e saj, e cila ishte braktisur nga prindërit dhe ishte rritur nga gjyshja e saj, dëshironte të bëhej këngëtare dhe fshehurazi kishte konkuruar në shkollën artistike të Tiranës, ku ishte pranuar.
“Por, familja u tërbua nga kjo gjë dhe nuk e lanë të shkojë“, thotë Jaho. “Si fëmijë, unë e shihja atë dhimbje të mospërmbushjes në sytë e nënës sime, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit të saj”.
Jaho ka trashëguar jo vetëm dashurinë e nënës së saj për muzikën, por edhe ndjenjën e melankolisë. “Shqiptarët”, thotë ajo, në përgjithësi të zhurmshëm dhe plot pasion, por Jaho ishte një fëmijë i turpshëm. ” E kam mbajtur gjithçka brenda”, thotë ajo.
E inkurajuar nga i ati, një ushtarak që kishte studiuar filozofi, Ermonela u fut në në moshën 17-vjeçare, ndoqi masterclasset e sopranos italiane Katia Ricciarelli. Prej vitit 1993, ajo do të jetonte në Itali për 10 vitet e ardhshme.
“Nuk doja të kthehesha. Italia ishte vendi i bel cantos. Në Shqipëri, në komunizëm, çdo gjë këndohej në shqip, mund të shkoje në burg nëse flisje një gjuhë tjetër. Im atë më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”.
Jaho hyri në Akademinë prestigjioze të Santa Secilias në Romë. Për të mbajtur veten ajo punonte, ndërsa me paratë e fituara nga një çmim në një konkurs kënge shkoi në një hostel të drejtuara nga murgeshat.
“Ndonjëherë, nuk kisha para për bukë, por nuk i tregoja njeriu. Kuptova që për te realizuar ëndrrën time që të këndoja në opera, duhej të bëja sakrifica. I thashë vetes: Duhet t’i tejkalosh këto pengesa”- ka treguar ajo.
Një tjetër pengesë e saj ishte të qenit shqiptare.”Ndiheshe qytetare e botes së tretë”.
Pasi u bë e famshme, vuri re se gjërat ishin ndryshe. “Të gjithë duan të jenë miqtë e tu”.
Kthimi i Jahos erdhi pasi interpretoi Miminë në Bolonja.
Rolet filluan t’i ofrohen me radhë dhe në vitin 2000 vendosi të ndërronte qytet.
Pikërisht në këtë kohë, miku ibsaj i gëmijërisë, Ervin Stafa, shkoi ta takonte nga New Yorku dhe e ftoi të shkonte me të në SHBA.
Bashkëshorti
“Jam rritur me Ervinin në Shqipëri”, thotë ajo për bashkëshortin. “Ishte i vetmi njeri me të cilin mund të flisja dhe një njeri që nuk më gjykonte. Kur ika nga Italia i thashë: nëse ndonjëherë martohem me ndonjë, ai do jesh ti. Mendoj se e tremba. Më pas, ai fitoi llotarinë për Green Card dhe unë gjeja çdo arsye per ti shkruar nga Italia”.
Në fillim Jaho kishte frikë të shkonte në New York.
“Më dukej e vështirë për karrierën dhe kisha frikë ta humbja”. Më pas Alan Green, që në atë kohë punonte për Agjencinë e telenteve të reja Columbia Artists Management, shkoi ta dëgjonte kur këndonte “Carmen”.
Green u ofrua ta menaxhonte dhe Jahos iu rrit shpresa se nuk do e niste sërish nga zero në New York.
Në vitin 2003 ajo kapërceu Atlantikun në fillim duke e ndarë jetën mes Italisë e SHBA-së.
Më 2005 blenë shtëpi në Long Island ku jetojnë me prindërit e Ervinit. Udhëtimi ishte i vështirë me pasaportën e saj shqiptare ndaj çifti u martua.
Nëna
Ajo ende shkon në Shqipëri ku bën koncerte për fëmijët me aftësi të veçanta. Pengu i saj më i madh është që e ëma nuk e dëgjoi kurrë të këndonte në skenë.Jaho mendon se e ëma do ta kishte të vështirë ta shihte në skenë për shkak të ambicieve të parealizuara.
“U përpoqa ti shkruaja një letër e ta pyesja pse, ti thosha se e doja shumë dhe se më mungonte por ajo vdiq pa e marrë këtë letër”.
Kur është në SHBA, Ermonela pëlqen jetën familjare dhe gatimin. “Në SHBA nuk kam bërë miq jashtë punës,” thotë ajo, duke shtuar se për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, kalon vetëm disa muaj në shtëpi. “Është shtëpia ime, dhe kam Ervinin që më pret”. Ajo tregon se në Europë e në Ballkan ndryshe nga Amerika njerëzit janë më të hapur e më emocionalë. “Njerëzit prapëseprapë janë kudo njësoj. Marr më të mirën nga çdo vend”.
( Pasqyre.al)