Dalin pamjet e dhimbshme të Palmirës në Siri. Tempujt e shkatërruar dallohen më mirë kur krahasohen me fotografitë para luftimeve
Imazhet janë vërtetë të rënda për këtë pasuri të njerëzimit mbrojtue nga UNESCO, e cila u mbijetoi mijëvjeçarëve por jo “shpatave” të terroristëve të ISIS.
Fotot krahasuese janë realizuar nga Joseph Eid AFP Getty Images.
Forcat e qeverisë siriane të ndihmuara nga rusët kanë rimarrë Palmirën nga Shteti Islamik më 27 mars dhe ekspertët po vlerësojnë dëmet në monumentet dhe artefaktet e qytetit antik shkruan New York Times. Shteti Islamik ka shkatërruar disa site arkeologjike në Irak e Siri e disa i ka dëmtuar për të marrë vëmendje. Në një imazh të një agjencie siriane, një statujë, ajo e Athinasë shihet të jenë pa kokë dhe pa krah. Fotot brenda muzeut të Palmirës tregojnë prova se militantët e shtetit islamik kanë kryer akte shkatërruese ndaj skulpturave.
Manastiri i Shën Elijah, 1,400 vjeçar me strukturë guri afër Mosulit, në veri të Irakut, ka qene ne kontroll te ISIS prej qershorit të 2014-ës. Ai i kish shpëtuar konflikteve në shekuj. Manastiri më i vjetër kristian më Irak, është siti ku vdiqën 1743 murgj kristianë që refuzuan te konvertoheshin në islam dhe një betejë e vitit 2003 mes amerikanëve dhe forcave te Isis rezultoi fatale- një prej mureve të tij ra, shkruante New York Times pak ditë më parë.
Në Palmira, për shembull janë hedhur në erë dy varre: një e një shenjti shiit dhe një tjetër e një studiuesi sufist, sepse për ta janë forma idhujsh.