Forumi për Trashëgiminë tryezë pas 5 vitesh: Degradimi e presioni i biznesit

Në një njoftim për mediat shkruhet se “pesë vjet të shkuara organizuam një tryezë të rrumbullaket me temë TRASHËGIMIA NË RREZIK.
Ajo tryezë, përveç sensibilizimit të opinionot publik, u bë shkas edhe për nisjen e krijimit të FORUMIT TË MBROJTJES Së TRASHËGIMISË KULTURORE”.
Nga ana tjetër gjykohet që situata e trashëgimisë kulturore vijon të jetë problematike dhe, në disa sektorë, edhe të jetë rënduar në këto vite.
Nga kjo situatë Forumi merr shkas për të organizuar një tryeze ku të diskutohen problematikat.
Tryeza do të organizohet ditën e mërkurë dt.20.07.2016, në Hotel Tirana.
TEMAT
Tek temat që do të diskutohen në takim përmendim:
-evidentim dhe diskutim i problematikave nga të cilat vuan aktualisht Trashëgimia Kulturore Shqiptare.
– Degradimi i cilësisë dhe projekteve të restaurimeve në vitet e fundit. Degradimi i shkolles shqiptare të restaurimit.
– Rasti i prishjes së Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.
– Trashëgimia dhe raporti me presionin e biznesit. Dhënia e monumenteve me qera. Rënia e shtetit përballë biznesit.
– Evidentimi i çështjeve të lidhura me trashëgiminë, në të cilat Forumi dhe shoqëria civile janë investuar me sukses.
-Evidentimi i çështjeve në të cilat Forumi dhe shoqeria civile janë investuar dhe nuk kanë patur sukses.
– Mbledhja dhe diskutimi i propozimeve të pjesëmarrësve në Tryezë.
– Lëshimi i një mesazhi të fortë për situatën alarmante në të cilën gjendet trashëgimia kombëtare.
– Prodhimi i një dokumenti të përbashkët të pjesëmarrësve të tryezës, drejtuar institucioneve shtetërore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *