Mbahet në Leçe nga data 18 deri më 23 prilll Festival del Cinema Europeo. Tanimë është publikuar edhe programi ku merr pjesë edhe filmi shqiptar KROM, regjia Bujar Alimani. Një ndër filmat e financuar në vitin 2014 nga QKK, që arrin në kohë rekord të përfundojë xhirimet dhe të kryejë premierën e tij brenda një viti. “KROM” eshte prezantuar në: EAST OF THE ËST Competition në Karlovy Vary International Film Festival , Hamburg International Film Festival , Festivalin e 37të Ndërkombëtar të Filmit në Montpellier , 36 Manaki Brothers International Cinematographer’s Film Festival , Festivali i Segovia-s në Spanjë, etj. Filmi tregon historinë e një familjeje. Një nënë memece që pas dy humbjeve të bashkshortëve i duhet të vazhdojë të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetë vjeç që përpiqet të njohë vetveten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit.
Një mashkull që hyn mes djalit e nënës sepse nuk ka asnjë tjetër veç saj dhe një mesuese rock qe ka rrebeluar nga shtëpia për t’ju gjendur djalit si një engjëll në rrugën e tij. “Gjashtë muaj pasi kisha shkruar versionin fillestar të skenarit kuptova që dy personazhet kryesore merrnin jetë nga dy vellezër që njihja kur isha femije. Tani më kujtohet që vëllezërit rrinin gjithmonë të veçuar e ishin të mbyllur në vetvete. Gjithë lagjia, përfshi mua talleshim me gjysmë-vëllezërit, sikur të ishte faji i tyre që kishin baballarë të ndryshëm. Ndoshta KROM ishte një formë ndjese që kam dashur t’ju kërkoj gjithmonë atyre femijëve”, ka thënë regjisori. Nëtë interpretojnë : Fredjon Ruçi, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Bledar Naska, Erjona Kaja, Suela Bako, Xhevdet Doda dhe Albulena Kryeziu.