Me rastin e festave të Nëntorit dhe Natës së Bardhë, QKK dhe AQSHF bashkëpunojnë me Cineplexx Albania për shfaqjen e filmave artistikë shqiptarë sipas listës së mëposhtme, në kinematë Cineplexx, TEG, Tiranë, përgjatë gjithë orareve të datave 28 dhe 29 Nëntor 2016.
Në program do të jenë filma të rinj, të prodhuar vitet e fundit si edhe klasikë të Kinostudios të restauruar na Projekti i Kinemasë Shqiptare (ACP).
Hyrja për publikun mundësohet me cmimin special prej 200 lekësh.
Programi:
E hënë, 28 nëntor:
-Tomka dhe Shokët e tij, Xhanfise Keko 1977, (varjanti i restauruar nga ACP), ora 13:45
-Pritja, Roland Sejko 2015, ora 14:30
-Gjoleka, Djali i Abazit, Dhimiter Anagnosti 2006, ora 15:45
-Anija, Roland Sejko 2013, ora 17:45
-Nëntori i Dytë, Viktor Gjika 1982 (varjanti i restauruar nga ACP), ora 20:00
-Krom, Bujar Alimani, 2015, ora 22:00
E martë, 29 nëntor:
-Lindje Perëndim Lindje, Gjergj Xhuvani 2009, ora 13:30
-Amsterdam Express, Fatmir Koci 2014, ora 15:45
-I Dashur Armik, Gjergj Xhuvani 2004, ora 17:45
-Trishtimi i Zonjës Shnajder, Piro Milkani 2009, ora 20:00
-Bota, Iris Elezi, Thomas Logoreci 2015, ora 22:00