
Në një fjalim të cilësuar të rrallë, lideri historik i Kubës Fidel Kastro, ka dhënë lamtumirën ditën e djeshme.
“Së shpejti do të bëhem 90 vjeç. Së shpejti do të jem si gjithë të tjerët. U vjen radha të gjithëve”, – tha ai në atë që u quajt nje fjalim lamtumire gjatë Kongresit të shtatë të Partisë Komuniste në Kubë të transmetuar në televizion.
Kastro nuk e përdor kurë fjalën vdekje.
“Do të vijë koha për të tërë ne, por idetë e komunistëve kubanë do të mbeten si provë në këtë planet, se nëse punohet me dinjitet mund të prodhohen të mira materiale dhe kulturore të nevojshme”,– tha ai gjatë ceremonisë mbyllëse.