Eros Dibra prezanton “Plagët” dhe Shqipërinë në Düsseldorf

“Wunden – Plagët” e Eros Dibrës nga Shqipëria dhe ” Noother time, nootherplace ” e Codruţa Cernea nga Rumania- është ekspozita e dyfishtë  që hapet në Düsseldorf më 10 mars, me kurator Michael Voets.
Eros Dibra dhe Codruţa Cernea jetojnë dhe punojnë që nga muaji shkurt 2016, në studiot për të ftuarit të qytetit Düsseldorf dhe Landit Nordrhein-Westfalen, në kuadër të programit të shkëmbimit të artistitëve të qytetit Düsseldorf.
Artisti multi-mediatik shqiptar Eros Dibra (* 1991) ka studiuar pikturë klasike- akademike dhe pastaj përfundoi studimet per artet e multi-mediave. Në 2015 ai mori çmimin nga National Art Gallery of Albania për videon “XXI”.
Filmat e tij janë pjesërisht të orientuara në ikonat të pikturave. Stili i jetës i shekullit 17 apo edhe realizmi ekzistencial i Edward Hopper kanë ndikuar në krijimin e imazhit në videot e tij. Lëvizjet në filmat e tij janë minimale, rreken mes hapësirave piktoreske dhe  situatave të ndriçimit (dritë) dhe për nga karakteri qëndrojnë në kufirin mes fotografisë dhe video- artit. Përmbajtja përcjell një pamje melankolike, romantike të një bote në vetvete të zbrazët.
Shikimi prej kërkuesit, i cili kërkon thelbin shpirtëror të qenies, karakterizojnë gjithashtu edhe veprat e krijuara në Düsseldorf. Realiteti i botës së dukshme duket se është mbuluar nga një vello, dhe si në venitje është shtyrë mbrapa në themelin e artit. Peizazhet dhe fragmente të figurave janë të veshura me fenomene drite, me glazura ngjyrash argjilore dhe njolla ngjyrash. Procesi i pikturimit, në të cilin heqja e ngjyrës është po aq e rëndësishme sa dhe vet aplikimi i saj, lë pas vetes sipërfaqe të maltretuara ngjyrash, të cilat gjithashtu asociojnë me aspektin e vuajtjeve dhe plagosjes.
Imazhet kanë në fokus ekzistencën e njeriut në kontekstin e kushtëzimit të tij kozmik. Ata ngrenë çështjen e mundësive të njohjes së lidhjeve themelore dhe  interpretojnë në mënyrë atmosferike dështimin e këtij procesi të njohës.
Eros Dibra është bursant i Landit NRW, në Programin “Artist in Rezidence” Düsseldorf. Kjo ekspozitë është hapi i parë i këtij bashkëpunimi të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë që realizohet me Zyrën Kulturore të qytetit Düsseldorf, Konsullatës e Nderit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin, Galerinë Kombëtare të Tiranës.
eros3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *