Elena Ferrante- Rrëfim nga qyteti i mafies/ “Mikesha gjeniale” në shqip romani i autores së famshme qe shkruan me pseudonim

Pjesërisht për arsye se veprat e saj përshkruajnë përjetime shtëpiake, siç janë xhelozia e fortë seksuale apo forma të tjera të turpit, të cilat janë më pak të eksploruara në letërsi, reputacioni i Ferrantes po lartësohet, sidomos midis grave (Zadie Smith, Mona Simpson dhe Jhumpa Lahiri janë fanse). Shkrimi i saj ka një intimitet të fuqishëm, sikur personazhet e saj, duke përdorur fjalët e Ralph Waldo Emerson, të ishin lentet nëpërmjet të cilave të lexonim mendjen tonë…. – The Guardian

Romani i jashtëzakonshem ‘Mikesha gjeniale” i Elena Ferrantes perkthyer nga Albana Nexhipi vjen ne shqip nga Botimet Pegi.

Një roman përpirës, rrëzëllitës, i jashtëzakonshëm, pjesë e një sage epike, mbi absurditetin, kompleksitetin dhe bukurinë e qenies njerëzore.

Një projekt i madhërishëm, një sagë me katër libra ku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr.
Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, i cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt i historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshe e padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për të vënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës.
Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *