René Angélil, bashkëshorti i Céline Dion, ka vdekur.
Lajmi i hidhur është konfirmuar ekskluzivisht nga revista PEOPLE këtë të enjte.
“Rene, 73 vjeç u nda nga jeta këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Las Vegas, pas një betje të gjatë me kancerin, të cilën e përballoi me kurajo”, thuhet në njoftimin për PEOPLE.
Angélil, i cili udhëhoqi karrierën e së madhes Dion si menaxheri dhe mentori i saj, ishte babai i tre fëmijëve me këngëtaren, René-Charles, 14 vjeç dhe binjakët 5-vjeçar Nelson dhe Eddy. Ai ka dhe 3 fëmijë të tjerë nga lidhjer e mëparshme Anne-Marie, Patrick dhe Jean-Pierre.
“I kemi pyetur shpesh doktorët, sa kohë i kanë mbetur, 3 javë, 3 muaj? Rene do ta dijë”, ishte shprehur Dion në një intervistë në gusht për USA TODAY.
Këngëtarja e shumë hiteve po në këtë intervistë ishte shprehur se do të mbante premtimin që i kishte dhënë Renes
“I them, a ke frikë? Fol me mua….Dhe Rene thotë “Dua të vdes në krahët e tu”. OK. Do të jem me ty. Ti do të vdesësh në krahët e mia”, ka rrëfyer Celine para 6 muajsh.
(Pasqyre.al)
🙁 🙁 🙁