FBI “Dosja 40544” FAN NOLI
Auron Tare
5 vite të shkuara tek kërkoja në Arkivën Shtetërore Amerikane, ndër të tjera, punonjësi i arkivës më solli Dosjen 40544. Një dosje e vjetër e periudhës 1914-1921. Titulli “Pan Albanian Activities, FAN.S.Noli- Çështje të spiunazhit Austriak”.
Kur e hapa u befasova, një dosje e tërë me raporte të agjentëve të Inteligjencës ushtarake amerikane të cilët për vite me rradhë kanë mbajtur nën vëzhgim figurën më interesante të diasporës shqiptare ne Amerikë. Dosja 40544 ka material shumë interesant i cili tashmë po përgatitet për t’u përmbledhur në një libër të vetëm i cili do të përmbledhë një periudhë të panjohur të Nolit. Periudhën e përpjekjeve të tija për t’u rikthyer në skenën shqiptare si një zë autoritar dhe me influencë në politikë. Ndërkohë Noli i madh nuk ka dyshuar asnjê herë që ka qenë i survejuar nga inteligjenca amerikane dhe akoma më keq që disa nga bashkëpunëtorët e tij raportonin pranë autoriteteve amerikane për aktivitetin e tij politik në ndihmë të çështjeve shqiptare.