“Ditari i një hapësire”, Shqipëria nga viti 500 p.e.s deri në vitin 2030

“Ditar i një hapësire” më shumë se sa një ekspozitë është udhëtim në kohë në hapësirën e quajtur Shqipëri. E çelur dje pasdite në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozita e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është një këndvështrim mbi planifikimin në tokën shqiptare duke nisur nga viti 500 p.e.s deri në vizionin për 15 vitet e ardhshme. Ekspozita prezantohet si një rrugëtim në kohë e në hapësirë, si një ditar ku është shkruar historia e territorit, ku flitet për të tashmen e projektohet vizioni i së ardhmes. Në të komunikohet me imazhe dhe video, instalacion dhe model 3 dimensional, komunikon si nëpërmjet figurës ashtu edhe tingulllit. Gjatë muajve Prill – Tetor, kohë kur do të qëndrojë e hapur brenda ekspozitës do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me fokus njohjen me territorin shqiptar, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij.
FB_IMG_1461279983042
FB_IMG_1461280261913

FB_IMG_1461279989395

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *