Botimi i ri, një kujtesë për Afrim Karagjozin që e la në dorëshkrim.
“Truproja ynë ishte një njeri i hareshëm – një prej sojeve më të mirë të shqiptarëve myslimanë. Ishte i drejtë, me tipare të mprehtë, sy të vegjël të ndritshëm dhe ballëlartë, si të gjithë shqiptarët, i shkathët dhe i thjeshtë, aspak servil, ndryshe nga orientalët e fisëm. Ishte i prerë dhe i vendosur në marrëdhënie me fshatarët, ndërsa me ne ishte ai aq sa na dukej, i kujdeshëm dhe i vëmendshëm. përveç gjuhës së tij, shqipes, fliste edhe turqisht dhe greqisht”, Kontesha Strangford “Zonjat angleze në Shqipëri”, Afrim Karagjozi.
Këto radhë janë shkëputur nga libri më i ri i “Scanderbeg Books” dhe tregon jetën e zonjave angleze që vizituan e shkruan për Shqipërinë.
“Disa kanë kaluar thjesht si udhëtare në Ballkan; disa kanë ardhur si turiste të mirëfillta dhe disa të tjera kanë qëndruar gjatë me një mision të caktuar, kryesisht humanitar. Dëshirojmë, së paku, t’u bëjmë të njohur emrat duke hapur një mundësi për të tjerë studiues që të merren me atë personazh që u duket më interesant, më me vlerë”, ka shënuar në dorëshkrimet e veta, Prof.Dr.Afrim KAragjozi më 27 shtator 2013. Ndërsa botuesja sqaron se ky libër është botuar në 1-vjetorin e vdekjes së Karagjozit, i cili e kishte lënë në dorëshkrim, ende të papërfunduar. “Ne, bashkë me familjen, i mblodhëm materialet, bëmë plotësimet e mundshme dhe e shoqëruam edhe me foto. Vepra ëeshtëe nëe rendin kronlogjik të vizitave të zonjave në Shqipëri. Disa prej tyre thjesht kanë qenë udhëtare të rastit, të tjera i kanë kushtuar vite Shqipërisë. Ndoshta Afrimi do ta kishte bërë më të plotë, por në këo kushte ne kaq mundëm të bënim”, thotë botuesja e “Scanderbeg books”, Flutura Accka. Ndërsa studiuesi, Dorian Kocci, vëren se “Është fat dhe njëkohësisht një koincidencë e këndshme që zonjat e rritur në moralin viktorian, gjetën në natyrën, shkrepat, jetën sociale në Shqipëri, një strehë ku primitivizmi dhe prapambetja nuk u kthyen në mjete përçmimi dhe nënvlerësimi të kulturës së Tjetrit, por përkundrazi, mikpritja dhe bujaria shërbyen si pasaportat më të mira të përfaqësimit tonë në Europë”.
“DITARËT” E ZONJAVE
“Ditarët”, shënimet e tyre të udhëtimit, përshtypjet për Shqipërinë dhe shqiptarët, situatën e kohës kur qëndruan këtu (disa edhe të botuara) vijnë pas një jetëshkrimi të zonjave: Mary Adelaide Ëalker, Georgina Muir Mackenzie | Adeline Paulina Irby, Mary Edith Durham, Agnes Ethel Conëay, Ruth Pennington, Margaret Hasluck, Miss Miriam Tildesley, Cora Gordon, Theodora Benson, Mary Dolling Sanders dhe Ëinifred Gordon. Accka na thotë se disa prej tyre janë të njohura, por disa prej tyre paraqiten për herë të parë dhe falë hulumtimeve të Afrim Karagjozit. E para, erdhi në Shqipëri më 1860. Më poshtë pak fjali për secilën.
Libri hapet me Meri Adelaide Uoker (lindur më 1849) e cila në vitet 1856- 1904, jetoi dhe punoi në Stamboll. Meri qe piktore dhe dizajnere me përvojë, e cila u specializua për ilustrime librash. Gjatë qëndrimit në Stamboll shëtiti në disa vende të Ballkanit dhe në Kretë. Rezultat i këtyre udhëtimeve qe botimi i disa librave: 1. “Përmes Maqedonisë për në liqenet e Shqipërisë” (1864) 2. “Jeta dhe pamja Lindore” (1886) 3. “Shtigje të pashkelura në Rumani” (1888) 4. “Në dhe përqark Stambollit” (1897) 5. “Gjurmë të vjetra dhe sinore të rinj” (1897).
Mandej, njihemi me Georgina Muir Mackenzie (1833-1874) dhe Adeline Paulina Irby (1831-1911), dy mikesha britanike që udhëtuan bashkë nëpër Europë dhe bashkë shkruan dhe botuan librin “The Turks, the Greeks, und the Slavons. Travels in the Slavonic Provinces of Turkey in Europe”, London 1867. Gjeorxhina bijë baronet, tjetri bijë admiral. Autoret herë shkruajnë Albania/ Albanian dhe jo rrallë Arnautluk-Arnaut. Nuk kuptohet pse i vinin Shqipërisë/shqiptarëve dy emra. Me interes është fakti që në trojet shqiptare kishte shkolla (1863) si edhe libra. “Librat vinin nga Roma dhe përmbanin lutje në dy gjuhë: latinisht në njërën anë, dhe shqip në tjetrën. Shqipja qe shtypur me germa latine dhe me shenja shtesë për tingujt e veçantë të shqipes”. Në një udhëtim, dy xhandarë i shoqëruan për te shefi i tyre, i cili i akuzoi si spiune me prirje pansllavike.
Emily Anne Smythe (Kontesha Strangford1826-1887) në parathënien e saj për librin “Brigjet Lindore të Adriatikut në 1863” vërente: “Këto treva ende nuk janë aq të njohura e disa të dhëna mund t’i interesojnë lexuesit”. Në 1 qershor ajo u nis për në Janinë. Zbriti në Sarandë dhe në 2 qershor, nëpër Delvinë, “një vend jashtëzakonisht i bukur”11 kur kalon për në Janinë. Dhe ajo shkroi: “Mëngjesi ishte i lagësht dhe i freskët, dhe ndërsa ne rropateshin kodër pas kodre, ishin të një mendjeje se nuk mund të kishte vend tjetër më të bukur se Delvina, me pyje të dendur e me shumë kopshte.”
Mary Edit Durham (1863-1944) është një mal i lartë, tepër i lartë për t’u ngjitur. “Duke i kushtuar asaj një libër të botuar më parë, thuajse e kam përshkruar jetën e saj, pa pretenduar se e kam shteruar, pasi përtej një udhëtareje dhe shkrimtareje e jashtëzakonshme, një antropologeje dhe piktoreje të nderuar, gazetareje dhe fotografeje të spikatur, ajo ishte një nga figurat më të rëndësishme në kapërcyell të shekujve 19-20 që kanë udhëtuar nëpër Ballkan, që kanë lënë gjurmë në rrugëtimet e tyre në njohje të popujve të Ballkani, por mbi të gjitha për kontributin e pakrahasueshëm mbi çështjen shqiptare. Edit Durham mbetet në historinë e Shqipërisë si një nga mikeshat e vyera, emri i së cilës është i lidhur përjetësisht me atë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Agnes Ethel Conëay (1885-1950) ishte historiane dhe arkeologe britanike, e cila studioi në vendlindje dhe prej vitit 1929 deri më 1936 punoi në Lindjen e Mesme. Udhëtimi i Anjez Etel Konvej filloi me këtë ngjarje historike. Pas saj ajo u nis me anije për në veri, dhe shënoi: “Anija mbërriti në Vlorë (Aulona) në orën 10 paradite dhe prej aty bregu shqiptar dukej i mrekullushëm.” Ajo vazhdon udhëtimin për më në veri: “Ndaluam në Durrës (Durrazo) nga ora 4 deri në orën 6 pasdite… Ishte 21 maj, një ditë pas largimit të Esad Pashës nga Princ Vidi. Në të vërtetë, shqiptarët janë raca më e vjetër në Europë dhe flasin një gjuhë që është paragreke”, ka shrkuar ajo.
Ruth Penington (1884-1970) bën pjesë në atë grup që erdhën dhe qëndruan për të punuar në Shqipëri. Me qëndrim në Durrës, ajo pati mundësi të priste e të përcillte mjaft prej tyre. Ruthi tregon se Kavaja në vitin 1924 kishte 6000 banorë, me një rrugë kryesore mespërmes saj, por me vetëm një makinë. Malarja kishte pllakosur gjithandej dhe asaj i duhej të shpërndante kinina. Si fillim, dr. Mustafai e shoqëroi për në fshatin Luz, ku qenë katër familje emigrantësh për t’u vizituar.
Margaret Hasluk (1885-1948) e njohur nga shumë shqiptarë si “agjente britanike në Shqipëri”, e vërteta është se ajo nuk ishte agjente, por studiuese. Veprimtaria në shërbime të fshehta britanike, ajo i filloi pas largimit nga Shqipëria e pushtuar, në vitin 1939. Padrejtësisht quhej armike e popullit shqiptar, kur në të vërtetë ishte mike dashamirëse e tyre. Margaret Manon Hardje lindi në Drumblade, Abadeenshire, afër Elgin, në verilindje të Skocisë, në 18 qershor 1885. Ishte fëmija i parë i fermerit Xhon Hardi (John Hardje) dhe i gruas së tij, Margaret.
Mis Miriam Tidesley (1884-1976), shoqe e ngushtë e Meri Edit Durhamit dhe mike dashamirëse ndaj shqiptarëve. U hidhërua së tepërmi nga fatkeqësitë dhe padrejtësitë e njëpasnjëshme të shqiptarëve, dhe ca më tepër se për 30 vjet, u ligështua nga pushtimi komunist i shqiptarëve. Dukej qartë që ajo ishte jo vetëm antikomuniste, por edhe simpatizante e mbretit Zog, e lëvizjes së Ballit Kombëtar dhe e drejtuesve të saj.
Cora Gordon (1879-1950) erdhi në Shqipëri bashkë me të shoqin,Jan Gordon, në verën e vitit 1925. Libri “Tëo Vagabonds in Albania” (“Dy endacakë në Shqipëri”) u shkrua dimrin e atij viti dhe gjatë verës së vitit 1926. Që në parathënie shënohet: “Kjo është pamja e një bashkësie gjysmë orientale dhe gjysmë perëndimore, që po përpiqet të bëjë një shtet të vetin.”
Theodora Benson (1906-1968) në vitin 1935, botoi librin “The Unambitious Journey”, ku përmblidhen mbresat e saj nga udhëtimi në Shqipëri në pranverën e vitit 1934. Për të ishte “mahnitës” zona plot me zanatçinj që ofronin lloj-lloj punime të ndryshme. Sigurisht, secila prej tyre bleu nga një suvenir. Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe flasin për kafenenë orientale të një shkodrani të moçëm, të cili e thërritnin Baron e që dinte pak gjermanisht.
Mary Dolling Sanders dhe Ladi O’Molli, 1891-1974)- Meri Dolling Sandërs (Ladi O’Molli) është një shkrimtare e mirënjohur britanike, shumë popullore e me pseudonimin Ann Brixh (Ann Bridge), ishte autore e 27 librave, 15 prej të cilave qenë romane, 8 libra me mistere dhe 4 të ndryshëm. Në këtë grupim kishte edhe poezi, tregime të shkurtër, artikuj, leksione, etj. Ajo lindi në Hertfordshire në vitin 1891 nga baba anglez dhe nënë amerikane.
Ëinifred Gordon (1872–1937) ishte aristokrate angleze, bashkëkohëse e Durhami e mikeshë e saj, duket që ka qënë disi e ndikuar nga njohja dhe mbështetja dashamirëse e shqiptarëve. Kjo ndjehet kur lexon kapitullin për Shqipërinë në librin e saj “Një grua në Ballkan” (A ëoman in the Balkans, Londër 1918), titulluar: “A Land of Defiance” (“Vendi i Qëndresës”). Për anglezen e kulturuar, fjala “Qëndresë” ka brenda saj kuptim më të gjerë: mosbindje dhe kundështim i hapur ndaj të huajve, mospranim dhe mosnjohje e autoritetit dhe e diktatit të huaj, sfidë ndaj tyre. Kur mbaron leximin e ndjen, e kupton se autorja ka qëmtuar fjalën më përmbledhëse, më të përshtashme për atë popull që në shekuj ka banuar në atë vend të vogël që quhet Shqipëri. Ballkani u dukej interesant, dhe Shqipëria ca më shumë. “Shqipëri! Çfarë vendi i çuditshëm dhe i ashpër për të vajtur!”.