Dialektet shqiptare, puna e mrekullueshme e Robert Elsie, incizon 200 të folme shqip

“Albanian Dialects”, “Dialektet shqiptare” ka qenë projekti i fundit i albanologut Robert Elsie. Ai ka shkuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, Kosovë, Maqedonisë e Malit të zi, por edhe më gjerë për vtë incizuar të folmet shqip brenda dialekteve gege a toske. Të gjitha incizimet ai i ka publikuar në uebsajtin e tij, duke ofruar varietete të ndryshme të gjuhës së folur. Ai sqaron se të folmet kanë ndryshime nga zona në zonë dhe se sipas tij janë krejt magjepsëse. “Disa prej folësve janë folës të mirë të dialekteve, disa janë regjistruar për të dhënë një ide se si shqipja moderne përdoret në zona të ndryshme”, thotë Elsie duke lajmëruar se shqipja ka dy dialekte kryesore: dialekti geg për Shqipërinë e Veriut dhe ai tosk, për Shqipërinë e jugut. Ai e vë kufirin mes dy dialekteve tek lumi Shkumbin.
Puna e tij ka nxjerrë në pah 10 të folme kryesore:
Gegërishtja veriperendimore,
Gegërishtja verilindore,
Gegërishtja qendrore
Gegërishtja jugore
Dialekte tranzite
Toskërishtja e veriut
Toskërishtja labe
Toskërishtja çame
Toskërishtja e arvanitëve
Toskërishtja e abëreshëve
Deri më tani ai ka realizuar 12 incizime në Mal të Zi, 26 në Maqedoni, 34 në Kosovë dhe 75 në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *