Është Tony i Tiranës!, -shkruan Daily Mail për Tony Blair ndërsa publikon edhe foton e Blair në Dhërmi me Edi Ramës, duke shënuar edhe traumën që Blair kaloi për hetimin e Chilcot, e tanimë po merr rreze në Shqipëri “sikur të mos kishte asnjë shqetesim ne bote”.
“Para një muaji, ai dukej i pikëlluar, teksa shprehte keqardhje në një konferencë për shtyp në Londër mbi gabimet e bëra sa i takon vendimit për të pushtuar Irakun. Por javën e shkuar, Tony Blair u shfaq shumë ndryshe. Me një këmishë të hapur, syze dhe një varëse floriri me kryq, ai pozonte në diell në një cep të Evropës Jugore. Dukej sikur traumën e raportit ‘Chilcot’ e kishte lënë pas me kohë”, shkruan gazeta e madhe britanike.
Ajo shton se Tony Blair është fotografuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Daily Mail shënon se Rama e Blair janë fotografuar në Dhërmi nje fshat në jug të Shqipërisë.
“Udhetimi i ish-kryeministrit në Shqipëri u mësua kur Edi Rama postoi një foto në facebook. 63-vjeçari Blair ka arritur atje me një helikopter ushtarak dhe ka ndaluar në stadiumin e Himarës rreth 300 milje nga Tirana. Blair ka lidhje të gjata me këtë vend ndërsa ka qenë emëruar si këshilltar i Ramës. Gruaja e tin Cherie ka qenë avokate e qeverisë shqiptare”, shkruan Daily Mail.