Pranvera e Frankofonisë në Tiranë. “Les Acadiens d’La Baie”, një ekspozitë në Qendrën kulturore DitArt, prezanton akadianët frankofonë të Gjirit të Shën Mërisë, në Skocinë e Re, përmes historisë së tyre, gjuhës, kulturës dhe muzikës. Akadianët janë kolonia e parë evropiane që mbërriti në Kanada duke filluar nga viti 1604. Pasardhësit e tyre janë vendosur në Gjirin e Shën Mërisë më 1768-ën dhe kanë ndenjur aty që prej asaj kohe.