Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij këtu ai do të zhvillojë edhe një masterklas me sektorin e tunxheve të orkestrës së teatrit, një nismë kjo e ndërmarrë për herë të parë me bindjen se do të sjellë rritje të cilësisë artistike në këtë sektor.
“Jemi të lumtur që kemi në TKOB një artist të kalibrit botëror si Christian Lindberg. Arritjet e Christian Lindberg me instrumentin e trombonit mund të krahasohen vetëm me ato të Paganinit në violinë dhe të Liszt në piano…”, thotë opera. Me gati 300 kompozime për trombon (mbi 90 koncerte), 70 CD të regjistruara, me një konkurs ndërkombëtar të krijuar me emrin e tij, i votuar si instumentisti më i mirë i shekullit të 20-të për instrumentat e tunxhit së bashku me Miles Davis dhe Louis Armstrong, mundemi me plot gojë të themi se Christian Lindberg është sot një legjendë e gjallë.