Censura ndaj nudove në art është arbitrare, arti dhe porno kanë ndryshim

artist modglian

Katherine Brook Redaktore e kulturës në Huffington Post

Stephen Colbert nuk merr shumë vesh nga arti, por ai i ka kushtuar gjashtë minuta nga emisioni i tij analizimit të diferencës mes artit dhe pornos.

Siç mund të keni dëgjuar, një nudo e famshme e pikturuar nga artisti i famshëm italian Amedeo Modigliani u shit për 170 milion dollarë në një ankand të Christie-s. Disa njereëz u habitën nga çmimi e të tjerë, u skuqën nga turpi i trupit lakuriq të femrës që gjendet brenda kornizës së Modiglianit.

Bloomberg gjatë transmetimit të së martës, e censuroi pikturën, duke zbehur pjesët e pikturës ku dukej gjoksi dhe qimet pubike të gruas. Ndërkaq, Bloomberg duket se ka marrë shembull nga stili puritan i FOX, që censuroi më herët pikturën e cila shënoi rekord në shitje, “Gratë e Algjerit” të Pikasos.

“Unë nuk e di vërtetë pse e bënë këtë”, ka thënë Colbert në transmetim  ndërsa rrekej të edukonte audiencën e tij, duke transmetuar vepra që rrjeti “CBS” i lejoi ti shfaqte: një pikturë me lule nga Georgia O’Keeffe, “Lindja e Venusit” dhe dy sekonda nga “Davidi” i Michelangelo-s.

Për të qenë e sinqertë, ne, – në Artin & Kulturën e Huffington Post-  shpesh kujdesesmi për imazhet që përdorim nga arti i “veçantë”, më së shumti sepse e dime se lajmet tona postohen në platforma si Facebook dhe Twitter.

Natyra arbitrare e censurës, nuk përfundon në  television, pasi instagrami ka censuruar foton e artistit Rupi Kaur, meqë sipas tij dhunonte rregullat e komunitetit, ndërkaq që është lejuar përsëritja e mërzitshme e imazheve pornografike me hashtagun #vajzat. Njëherësh, Facebook-ut nuk i ka pëlqyer përpjekja e një mësuesi për të shpërndarë forografinë e veprës së Gustave Courbet’s “Origjina e botës” pavarësisht deklaratës se “fotot e pikturave, skulpturave dhe arteve të tjera që realizojnë nudo, janë të pranueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *