Budina dhe Ajazi/ Dy filma shqiptarë financohen nga Ministria Italiane e Kulturës

Dy regjisorë shqiptarë kanë fituar financimin e Ministrisë së Kulturës Italiane për dy projektet e tyre. Edmond Budina dhe Namik Ajazi jane fitues të këtij financimi të rëndësishëm.
Budina merr 100 mijë euro për filmin “Të thyer” ndërsa Namik Ajazi për filmin “Portreti i pambaruar i Klaudia Belinit” po ashtu 100 mijë euro.
Të dy janë regjisore qe punojne prej vitesh.
“Të thyer” është projekti më i fundit për film artistik nga Edmond Budina. Skenarist dhe regjisor i filmit, ai sjell këtë herë në qendër të filmit të tij korrupsionin në Shqipëri, raportin prind fëmijë dhe ndotjen e ambientit, kjo e fundit sipas tij nëse nuk parandalohet do të kthehet në një bumerang për vendin tonë. Filmi i ka mbaruar xhirimet me dritë natyrale nje tjetër risi kjo nga Budina. Aktorët që luajnë në këtë film janë veç Budinës janë: Nikolla Llambro, Laert Vasili, Ola Harizaj, Artan Islami, Sotiraq Bratko, Syrja Meçe, Ylli Trajçe, Rachele Laro, Ansa Rochi, Zamira Kita dhe Gerti Ferra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *