“Bookcrossing day” në Shqipëri, libra të lënë në vende publike

“Bookcrossing day” në Shqipëri, libra të lënë në vende publike- Fushata e njohur si “bookcrossing” ka përfshirë edhe Tiranën sot. Termi bookcrossing nënkupton të lësh libra në vende publike në mënyrë që ato të merren nga kalimtarët dhe të lexohen, në mënyrë që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Termi, vjen nga klubi i librit online “bookcrossing.com”, klub që e ka themeluar dhe e ka mbështetur nismën duke dashur ta bëjë tërë botën një librari. Kalimi ose këmbimi i librave bëhet në forma të ndryshme: duke i lënë me qese në vende publike, duke këmbyer të njëjtët libra me griupe të caktuara ose përmes rrjetit të librave sipas të cilit libri udhëton në disa njerëz. Lënia e materialeve që lexohen në vende publike, kur nuk të duhen më ka qenë prej kohës një mjet i heshtur komunikimi mes dashamirësve të librave. Ron Hornbaker e konceptoi idenë në mënyrën që njihet sot si “bookcrossing” në fund të marsit 2001. Së bashku me partnerët e tij në biznes dhe bashkë-themeluesit Bruce dhe Heather Pedersen, BookCrossing.com u zhvillua më 21 prill, 2001 e prej atëherë është zgjeruar dhe rritur në të gjithë botën në një mënyrë që nuk pritej.

Cgfd9nIUYAIT7q2

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *