Megjithese ishte hera e pare qe e takoja, e kisha degjuar disa here zerin e Hasib Bubes, te jehonte permes rrugeve ne cdo cep te Beratit, nje qytet i vogel ne Shqiperi.
Keshtu e nis BBC artikullin e per tolerancen ne Shqiperi. Prestigjiozi britanik i informimit, shkruan se, me floke te erret, nje mjeker te mbajtur mire, 25-vjeçari i kushtuar Islamit, ka shpjeguar se si muezin, nje nga detyrat e tij eshte te thirre ezanin, thirrja e Islamit per lutje nga minaret pese here ne dite.
Megjithese mysliman i devotshem- surpriza eshte qe ai nuk ka qene gjithnje keshtu.
“Jam rritur si i krishtere”, – thote Buba, “dhe per shume vite ndoqa ate rruge. Kur u rrita bera nje debat me nje mikun tim mysliman. Debati vazhdoi disa muaj, dhe ne menyre qe te isha me i pergatitur per diskutimet, fillova tr lexoja prr Islamin, mesova keshtu gjithe cfare mund te duhej.
Ne fund, e fitova debatin, por procesi me beri te ngre pyetje mbi brdimin tim. Pergjigjet qe me jepte Islami kishin me shume kuptim per mua. Keshtu, u konvertova”.
Megjithese vendimi per tu konvertuar mund te duket surprize ne nje bote ne “luftra ne emer te fese”, BBC thote se ne Shqiperi, realiteti eshte ndryshe, e se vendi cilesohet si i njohur per harmonine fetare.
Duke dhene raste te krishteresh qe ndertojne Xhami, a myslimanesh qe ndertojne kisha, BBC shkruan se harminia e bashkekzistenca ne nje vend ku kisha e xhamia jane ne te njejten rruge, eshte aq normal e njesoj si ajri qe thithim. (pasqyre.al)