Funksionimi i Ateliesë së Edukimit në Galerinë Kombëtare të Arteve do të nis këtë vit me dy programe pilot, të cilët janë të përshtatshëm për moshat 10-15 vjeç dhe 6-9 vjeç. Këto tema nuk përjashtojnë as parashkollorët dhe as nxënësit e shkollave të mesme. Atelieja e edukimit është ndërtuar falë sponsorizimit të kryer nga Fondacioni për Artet Pamore Shqiptare përtej Kufijve (FAVA).
Grupmoshat 10–15 vjeç kanë në program leskione për “Llambi Blido në pikturën shqiptare”, “Të njohim nga afër Vangjush Mion”, “Piktura Realiste dhe Shkolla e Vizatimit (1930-1950), kushtet historike, politike dhe sociale të lindjes së tyre”, “Tipare të theksuara të pikturës dhe skulpturës së realizimit në periudhën koministe në Shqipëri”, “Odhise Paskali dhe portreti i De Radës”, “Grafika Shqiptare”, “Portreti”, “Arti bashkëkohor shqiptar dhe Onufri”.
Temat
Për secilën tematikë ka një përshkrim të shkurrtër. Shkolla e parë e Vizatimit në Tiranë u themelua në vitin 1931. Piktorët e parë që studiuan në shkollën e parë të vizatimit janë Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Gani Strazimiri etj; Sëbashku me artistët që studiuan në vendet europiane si Odhise Paskali, Andrea Kushi, Vangjush Mio, Janaq Paço, Foto Stamo, motrat Zengo etj, ata krijuan artin realist në pikturën shqiptare.
Portreti, peizazhi, natyrat e qeta, ngjyrat dhe personazhet janë disa nga karakteristikat e kësaj pikture. Arti figurativ shqiptar karakterizohet nga një periudhë gati gjysmëshekullore nën ndikimin e regjimit totalitar që drejtonte Shqipërinë. Kjo fazë e shkëputi artin figurativ shqiptar nga rrymat dhe ndikimet botërore duke e bërë atë shumë të ndryshëm nga arti që zhvillohej në botë. Kryefjala e këtij arti ishte propaganda. Pikërisht ky izolim e bën këtë lloj arti shumë tërheqës në sytë e studiuesëve, kritikëve dhe vizitorëve, veçanërisht të huaj.
Odhise Paskali zë një nga vendet më të rëndësishme në historinë e artit shqiptar. Portreti i Jeronim De Radës është një veprat më të arrira të artistit, përmes të cilit Paskali ka arritur të përcjellë mallin dhe dashurinë e një poeti në mërgim për vendin e tij.
Arti i grafikës ka lindur bashkë me shkrimin. Fillesat e kësaj gjinie në botë gjenden në vizatimet e hershme primitive të dëshmuara në historinë e njerëzimit. Në historinë e artit pamor shqiptar. Grafika e mer hovin në mes të viteve ’60 pas krijimit të studios së grafikës në Institutin e Lartë të Arteve. Punimet e para të mirëfillta në grafikë janë të Andon Kuqalit, Sadik Kacelit, Abdurrahim Buzës, Safo Markos, Pandi Meles, Ibrahim Shehut, Lumturi Dhramit, Rajmonda Matos, apo Aabaz Hados. Periudha më produktive në gafikën shqiptare është ajo e Realizmit Socialist, kur ky art u përdor gjërsisht në botimet e kohës.
Portreti në artin figurativ ka të bëjë me qëllimin e krijimit të një subjekti i cili ka në qëndër njeriun. Përmes portretit artisti arrin të përcjellë këndvështimin e tij mbi gjendjen, realitetin, ndjenjat dhe emocionin e subjektit, përpiqet të shprehë, atë çfarë është e dukshme, por mbi të gjitha atë çfarë fshihet brenda, domethënien e tyre. Dëshmitë e para të portretit si gjini arti datojnë më shumë se 1000 BC dhe kjo gjini është një nga më të rëndësishmet e shprehjes së artit në gjithë historinë e tij.
Ai që quhet art bashkëkohor në historinë e artit figurativ shqiptar është ai art që solli modernizimin në krijimtarinë e artistëve pamor dhe që u aplikua pas viteve ’90 me ndryshimin e sistemit qeverisës. Edhe pse fillesat e artit modern ekzistojnë edhe në periudhën e regjimit komunist me vepra të fshehura e të dënuara, përpjekjet e artistëve për të çliruar artin e tyre u manifestuan kryesisht në pasqyrimin e realitetit dhe tranzicionit social, politik e artistik si në të gjitha vendet e botës edhe pse i vonuar në kohë. Me nisjen në vitin 1993, konkursi/ekspozita “Onufri” u shndërrua në një skanat më të mira dhe serioze të përfaqësimit të artistëve modern shqiptar duke u ballafaquar me ata të huaj.
Ndërkaq për grupmoshat 6 – 9 vjeç temat janë “Le të krijojmë të lirë atë çka imagjinata jonë na sjell në çast”, “Retë, shiu, dielli, ylberi luajnë me NGJYRAT”, “Shikoni, dëgjoni dhe ndani idetë ndërsa zbuloni artin e ekspozuar në GKA”, “Matisse, letrat e prera, medium i ri”, “Të formojmë me plastelinë personazhin e dashur”, “Të modelojmë, pikturojmë a vizatojmë njeriun tonë të dashur”.