Armë në duart e grave

Gra të kooperativave bujqësore të Përrenjasit, pjesëtare të çetave territoriale gjatë stërvitjes ushtarake, mandej, gra saldatore, tornitore, traktoriste, fonditore, punëtore të kantierit detar, ose të repartit të prodhimit të kartolinave, të gjitha stakonoviste (punëtore të dalluara) arkitekte, infermiere, mësuese, gra që luftonin analfabetizmin, gra që mësonin zanatet, gra aktore, soprano, teniste, gra në timon, me makina të bukura, pesë nuse (bashkë me dhëndurët) që u martuan ditën që u martua mbreti Zog me shpenzimet e shtetit. Janë 130 fotografi që tregojnë “Gruan shqiptare” në ekspozitën “Kujto”, që u hap në Qendrën TEN në rrugën “Myslym Shyri”.

Në tërësi, janë fytyra të qeshura: të qeshura në fabrikë, të qeshura në qitje, të qeshura në spital, edhe në shkollë, edhe në xhiron e bulevardit, edhe në shëtitjet të liqeni, edhe në stërvitje, edhe në uzinën gjeologjike, edhe në traktor. Disi më pa shprehi janë kur luftojnë analfabetizmin, mosha të ndryshme me libra në duar, nga 14-vjeçaret me kordele, tek ato në të 60-tat me shami; gjithë shikimin e vëmendjen te mësuesja.
Ekspozita vjen nga Qendra Kulturore “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me një universitet privat, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe këshillimin e Prof. Dr. Valentina Dukës.

received_10154240675517044

GRUA-ME-ARM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *