Anri Sala viziton ekspozitën e Marubëve në Gjermani

Artisti i njohur shqiptar Anri Sala ka vizituar ekspozitën e Marubëve që është çelur dje në Gjermani. Sala prej kohësh jeton në Berlini, qytet i cili mirëpriti ekspozitën: “499 965” Familja Marubi, Pionierët e Fotografisë Shqiptare. Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin kulturor. Kjo ekspozitë, e para në llojin e saj në Berlin, ekspozon 35 fotografi me vlera historike, sociale kulturore dhe antropologjike, gjithashtu edhe foto të pazakonta me mesazhe të një natyre shkencore ose simbolike, do të tregojë fytyrën evropiane të Shqipërisë e cila ka qenë kulturalisht dhe intelektualisht e lidhur me Evropën ndër shekuj. Objektivi i saj është të dëshmojë këtë fakt dhe gjithashtu të rregullojë imazhin stereotip të krijuar për shqiptarët në Gjermani lidhur me fluksin e tanishëm të refugjatëve. Italiani Pietro Marubbi u largua nga vendi i tij për arsye politike. Ai erdhi së bashku me paisjet e tija fotografike dhe u vendos në veri të Shqipërisë duke ndërtuar kështu një perandori fotografike, e cila është një thesar unik për Shqipërinë. 500000 imazhe të Shqipërisë së vjetër janë shkrepur në disa dekada. Pa këto dokumente historike, vështire se do të dinim sot sesi dukej Shqipëria në periudhën gjatë viteve 1858-1940.

Fotografi Pietro Marubi ka bashkëpunuar me dy shqiptarë të rinj e të talentuar që e vazhduan punën edhe pas vdekjes së tij: Kel dhe Gegë Marubi të cilët arkivuan në studio, mbi tre breza të Shqipërisë, në shekullin e 19-të dhe të 20-të. Këto ishin fotot e para në qytetin verior shqiptar të Shkodrës. Sot ajo studio fotografike është një muze që përmban një koleksion prej gjysëm milion fotosh. 18 -25 prill 2016, ora 19:00, Galerie Irrgang, Friedrichstrasse 232, 10960 Berlin Ekspozita është e hapur nga e hëna në të premte. Orari çdo ditë: 11:00-18:00 ; E shtunë nga ora 14:00-18:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *