
Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës njoftojnë se qeveria shqiptare miratoi 5 milion dollar investime të tjera për Korçën nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Pjesa më e madhe e këtij fondi do të shkojë për zbatimin e projektit për Voskopojën që përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugëve, qendrës, sistemit të ndriçimit dhe restaurimin e plotë të 4 kishave
Krahas rikualifikimit të qendrave urbane në dimensionin e tyre kulturor dhe shoqëror, monumentet e kulturës janë në krye të listës!
“Dje, në mbledhjen e radhës të Komitetit të Zhvillimit te Rajoneve, aprovuam financimin e nje projekti shume te rendesishem per trashegimine kulturore dhe zhvillimin e turizmit:
“Rikonstruksion i qendrës dhe infrastruktures rrugore dhe monumenteve të kulturës, Voskopojë ‘Monument Kulture’. #Koha për Voskopojen #Bashkia Korce”, – shkruan Ministria e Kulturës