Ishte viti 1961 kur një gazetar gjerman mbërrin në Shqipëri dhe udhëton nga veriu në jug duke dokumentuar vitin kur Shqipëria shkëputet nga Rusia dhe hidhet në krahët e Kinës. Qytete të mbushura me parrulla, punëtorë, peshkatarë, gra e burra që dilnin në rrugë në manifestime me pankarta ku mbështetej sistemi politik i kohës, e jo vetëm. Koleksioni fotografik i Hari Hamit(Harry Hamm) publikuar nga albanologu Robert Elsie tregon rrënojat e shtëpisë së Enver Hoxhës në Gjirokastër më 1961, peshkatarë në Shkodër, kampi i pionerëve në Durrës në Spartakiadën e katërt Kombëtare, peshakatrë që pushojën pranë mureve të Butritnti në Sarandë, njëpastrues rruge në Tiranë, xhamia e Ethem Beut, Kulla e Sahatiti dhe shtatorja e Stalinit në Shehsin Skënderbej, policia sekrete(ose operativët e Sigurimit) në një manifestim politik në Elbasan, janë vetëm disa prej imazheve që ka kapur Hamm.
Shqipëria në vitin 1961
Sipas Elsiesë, gazetari gjermanoperëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u bë rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Ëelt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmujeje të madhe politike. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirëinformuar: Rebellen gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa” (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961.