1493, teksti më i hershëm për Shqipërinë në librin “bestseller” të kohës

 
“Këtu është një tekst i hershëm (viti 1493) për Shqipëri dhe për Ballkanin perëndimor, duket se është përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë nga Evropa qendrore”.

Albanologu Robert Elsie publikon një tekst të rrallë të vitit 1493.
Është shkruar nga Hartmann Schedel (1440-1514) ishte humanist dhe historian gjerman.
Vepra e tij kryesore është historia e botës, i njohur si “Schedelsche Weltchronik” ose “Nuremberg Chronicle”, që u botua në Nuremberg në vitin 1493, në një version latin e një gjerman. Thuhet se, ky botim i i ilustruar- ka qenë, me përjashtim të Biblës së Gutenberg (1454), libri më i lexuar në shekullin e pesëmbëdhjetë, një lloj best-selleri i asaj kohe. Elsie, shkeuan se “Nuremberg Chronicle” përmban atë, që është ndoshta, përshkrimi më i hershëm i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Evropën qendrore.
Si shkruan se “Shqipëria ishte pjesë e Maqedonisë”, përmend Durrësin e Apolloninë, ndërsa vë në dukej se “gjuha e këtij populli nuk kuptohet (a nuk ngjan) as nga grekët dhe as nga sllavët”.
I njëjti tekst përmend Gjergj Kastriotin (Skënderbeu), “i lindur nga prindër fisnikë, i cili e kaloi pothuaj tërë jetën e tij mes armëve e luftës, duke luftuar në emër të krishterimit”. Teksti vë në dukej fitoret e Skënderbeut kur thotë se ai i mundi e i asgjësoi ushtritë turke”. Po aty, flitet për raportet e Skënderbeut me Mbreti Alfons të Napolit, për ndihmat në armë dhe për marrëdhënien e Skënderbeut me Papën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *