12 nominime në Oscar, në Tiranë shfaqet filmi “Youth”

I nominuar për Oskar në 12 çmime dhe 30 nominime të tjera përfshi Golden Globes vjen premierë në datën 7 prill në kinema Millennium komedia dramatike “Youth”. “Youth” një prodhim italian i njohur me titullin “La giovinezza” është shkruar dhe drejtuar nga i mirënjohuri Paolo Sorrentino. Filmi tregon për një dirigjent orkestre në pension i cili është duke bërë pushimet në Alpe me vajzën dhe mikun e tij regjisor, kur merr një ftesë nga Mbretëresha Elizabet për të performuar me rastin e ditëlindjes së Princit Filip. Në kastin e aktorëve regjisori ka mbledhur emra të njohur si Michael Caine, Rachel Weisz, Paul Dano, dhe Jane Fonda. Ky është i dyti film në anglisht nga regjisori italian Paolo Sorrentino pas “The Great Beauty” (2013). Regjisori Paolo Sorrentino shkroi skenarin duke pasur në mendjen fituesin e Oskarit, aktorin Michael Caine. Ndërkohë aktorja Jane Fonda u interestua për rolin e Brendës pasi miku i saj Al Pacino i tregoi se pjesa ishte “shkruar enkas për Jane”. Filmi është shfaqur premierë në Festivalin e Kanës 2015 duke marrë menjëherë vlerësimet jashtëzakonisht pozitive nga kritika. Ndonëse nuk fitoi dot Palmën e Artë, “Youth” u vlerësua me shumë çmime në European Film Awards ndërsa nuk munguan nominimet për Oskar dhe Golden Globes. Që në projeksionin e parë të tij “Youth” është vlerësuar maksimalisht për këndvështrimin e regjisorit dhe finesën dhe elegancën gjatë interpretimit të mrekullueshëm të aktorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *