Vaso Tole: Për Anitën, zonjën e këngës shqiptare

Përtej dhimbjes së fëmijëve dhe të familjarëve për shuarjen e jetës së Anita Takes, kësaj zonje të këngës shqiptare, emri i saj duket se do të kujtohet përgjithmonë si artistja që bëri historinë me këngë.
Shqipëria s’kishte mbyllur ende plagët e Luftês së II-të Botërore, kur në fillim të viteve 1950, ajo dhe një brez artistësh të rinj filluan të eksploronin modelet e para të këngëve të reja shqiptare.
Ishte sfidë e vërtetë ajo kohë.
Me një trashëgimi të shquar shpirtërore kryesisht në fushën e muzikës popullore, ajo çka klasifikohej si kulturë muzikore urbane e qytetare ishte më së shumti multikulturalizëm stilesh dhe gjinish i sjellë kryesisht nga pushtuesit e pa lidhje me banorin shqiptar të rrënjës.
Kësisoj, fati e desh që në këtë çast të plekseshin tingujt e artë e të frymëzuar të këngëve të Agim Prodanit e të disa krijuesve të tjerë me zërin e veçantë të Anida Takes. Me ta nis edhe tradita e madhe e këngës sonë, që pas viteve 1960 u institucionalizua duke themeluar Festivalin e Këngës në Radio, sot në RTSH.
Janë me mijra interpretimet gjatë jetës së saj në publik e me këtë kuptojmë jo thjesht sallat e mbyllura, por kudo ku brezat e shqiptarëve të etur për këngën shqipe jetonin e punonin: në shkolla, në fusha e ara, reparte ushtarake, fabrika e kantjere pune, aty ku gjallonte jeta.
Janë të rrallë këngëtarët si Ajo që ta kenë ndjerë pulsin e publikut të shkrirë me ritmet e këngëve që ajo këndonte për ta.
Prandaj sot, në këtë ditë të mbrame e nderojmë atë si këngëtaren që me zë të gjallë mbushi me jetë shpirtrat tanë.
Ky ishte misioni i përmbushur i Saj!
Prandaj sot largohet vetëm fizikisht duke lënë mes nesh zërin që bëri historinë e këngës sonë.
Prej sot fillon jeta e saj e dytë Kujtim Prodani!
AMEN!
#Anitatake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *