Intervistë e Giuseppe Tornatore për gazetaren shqiptare: Dua të kujtohen filmat e mi, jo unë!

tornatoreIntervistoi Mira Tuci

Në historinë e kinemasë do të doja të mos kujtohesha unë, por filmat e mi – kështu shprehet kolosi i kinemasë italiane Giuseppe Tornatore, i cili vinte për herë të parë në Tiranë. Ai eshte suprizuar nga dashuria, me të cilën e ka pritur publiku shqiptar. Ne nje interviste per emisionin Almanak në atë kohq, regjisori i  filmave Nuovo Cinema Paradiso, Malena, Baaria apo “Legjenda e pianistit mbi Oqean” rrefen fillimet e tij por edhe dashurine  per Siciline.

Me nje Oscar te fituar kur ishte vetem 32 vjeç, për filmin që e beri te njohur boterisht Nuovo Cinema Paradiso, Tornatore zbulon pse femrat jane protagoniste te filmave te tij dhe ne rastin kur nuk jane, ato  ne fakt jane motori i historive. Ka punuar me aktore si  Marcello Mastroiani,Philip Noiret, Ben Gazzara, Gerard Depardieu, Roman Polanski, Monica Belluci… por edhe me personazhe te jetes se perditshme si Toto Cascio por kur zgjedh aktoret thote ai une nuk kam perpara aktorin por personazhin. I thjeshte, me nje buzeqeshje qe nuk fsheh habine ndaj faktit qe sa shume e njohin dhe e duan edhe ne Shqiperi, Tornatore vjen ne Tirane dhe ben fotografi, flet me studentet e kinemase, jep autografe, komenton fotot e sheshxhirimeve te tij me ate aksentin sicilian qe te ben per vete dhe eshte i madh ne thjeshtesine e tij.

Maestro jemi te nderuar te mund t’ju intervistojme, pasi kemi pare dhe ripar filmat tuaj, jemi te emocionuar t’ju kemi ketu ..e dini mjeshter se filmat tuaj jane shume te njohur, te ndjekur dhe te adhuruar edhe ne Shqiperi?

Oh ma kishin thene, por te them te drejten nuk prisja gjithe kete dashuri dhe gjithe kete pritje,,,nuk e dija qe filmat e mi ishin kaq te njohur ketu ne Shqiperi…

Pra, si po e jetoni kete vizite te pare ne Shqiperi dhe cfare prisni?

Une jam shume i magjepsur,  pozitivisht sigurisht…jam shume i surprizuar pasi nuk e dija qe filmat e mi kishin arritur ketu, keshtu qe nuk pres ndonje gje..thjesht nuk e dija qe filmat e mi kishin ardhur ketu duke shkaktuar kaq sukses dhe kaq ngrohtesi nga ana e publikut, pra jam shume i lumtur dhe ndjehem i privilegjuar qe jam ketu me ju.

Keto dite kemi kerkuar sa me shume informacion ishte e mundur..dhe ne kete kerkim mesova se ju e keni filluar qe ne moshen 16-vjecare duke realizuar spektakle teatri me pjese nga Pirandelo dhe  Edoardo de Filipo …e keshtu me lindi kureshtja se si ka ndikuar teatri ne veprat e tua kinematografike?

Ne fakt teatri ka qene nje eksperience shume e vogel rinore, nuk e di, nuk ia kam bere ndonjehere kete pyetje vetes se sa e ka influencuar teatri kinemane time, sinqerisht eshte nje pyetje qe nuk ia kam shtruar ndonjehere vetes…dhe ne pergjithesi filmat e mi nuk te bejne te mendosh per teatrin…Ah pervec njerit…pikerisht “Una pura formalita’”…duke qene nje film qe zhvillohet ne nje ambient te vetem ka zgjuar shpesh mendime te nje teksti me natyre teatrale..edhe pse une mendoj qe kjo eshte e vertete pjeserisht.

Me pas keni patur edhe nje eksperience televizive me dokumentaret…c’mendim keni per ate pervoje dhe cili eshte opinioni juaj per televizionin e diteve tona?

Eksperienca qe kam bere une, shume vite me pare, 30 vite me pare ishte per nje kanal televiziv te Rait..pikerisht Rai 3 qe ishte edhe kanali kulturor e keshtu te gjitha eksperimentet e para te programacionit qe beheshin ne ate kohe ishin te gjithe te frymezuara nga ideja per te promovuar kulturen. Keshtu qe beheshin keto programet javore, shume dokumentare, shume dossier hetues…e ka qene per mua nje pervoje, shume, shume e rendesishme… sepse ishte hera e pare qe me jepej rasti te punoja ne nje rrjet produksioni ndersa deri ne ate moment kisha  realizuar dokumentare te reduktuar ne 16 mm qe i beja vete. Ndersa te punoja per nje rrjet televiziv ishte eksperienca e pare me te vertete profesionale. Kishte shume kujdes, shume energji si dhe shume deshire per te bere gjera te reja… ndersa televizionin e diteve te sotme e ndjek shume pak sinqerisht, sepse e kam te veshtire te shtrihem ne gjithe kete mal imazhesh qe na ofrohen perdite..teper programe, shpesh gjera shume te ngjashme, une e humbas pak dhe meqenese me intereson vetem se cfare po ndodh ne bote…maksimumi shikoj ndonje edicion informativ ose ndonje film te vjeter dvd-ne e te cilit nuk e zoteroj…ndersa pjesen tjeter te televizionit rrefej se nuk e ndjek shume…

Permendet eksperiencat e para me dokumentaret..por ju si ne dokumentare ashtu edhe ne filmat artistike keni nje afrim origjinal me politiken dhe fenomenet sociale  qe kane bere historine e Sicilise por edhe te Italise?

Jo ne te gjitha filmat e mi ndjehet kjo…te gjitha heret qe e kam gjetur veten duke treguar histori te cilat mund te benin pjese ne nje kontekst historik te percaktuar…nuk kam mundur te bej pa to…dhe pa ndjere qofte edhe ne background apo ne sfond kushtezimin qe historia zyrtare apo evoluimi i ngjarjeve politike te vendit tim perfundonin duke ndikuar edhe  ne sjelljen e personazheve te mia qe ne plan te pare (brenda historise sime) kishte te bente me politiken, ne nje fare menyre. Kjo rrjedh edhe nga edukimi  qe me kane mesuar se nuk mund te tregosh jeten e nje personazhi te perfshire ne nje kusht historik dhe gjeografik te mire percaktuar pa ndjere ndikimin dhe kushtezimin qe historia zyrtare dhe politika ushtrojne ne personazhe te caktuara.

Te flasim per Siciline….di qe ju keni nje teori tuajen per Siciline..e dashuroni por shkoni rralle…pse? Apo sa here shkoni, ktheheni me nje film te ri?

Ah, kjo jo edhe sepse tani ne Sicili kthehem mjaft shpesh..nese do te duhej te beja nje film aq here sa kthehem, do te me duhej te beja 6 filma ne vit…e do te isha shume i lumtur….Por raporti im me Siciline eshte shume i forte. Ka qene nje periudhe ne te cilen  te kthehesha ne Sicili dy ose tre here ne vit dhe te zbuloja gradualisht se si gjithcka po trasnformohej, se si po ndryshonte, kjo gje me turbullonte shume.  Ne ato vite kam patur nje periudhe qe kthehesha nga Bagheria por nuk dilja nga shtepia se nuk doja te perjetoja ate eksperiencen dhe klimen e vdekjes, te vendeve qe trasnformoheshin dhe nuk u ngjanin me vendeve qe une kujtoja.

Keshtu ka lindur edhe filmi i fundit Baaria?

Ne nje fare menyre po, edhe Baaria lind ne kete kontekst..por edhe nga deshira per te ruajtur dhe fiksuar ne kujtesen  kinematografike nje bote, nje epoke, imazhe, portrete, shprehje, legjenda qe te vena se bashku ishin ato qe kisha marre me vete nga vendim im. Qe kur kam realizuar filmin Baaria mund te kthehem ne qytetin tim sa here te dua, kete turbullim qe me pare me krijonte shume probleme nuk e kam me…

Filmi “Nuovo Cinema Paradiso” iu ka sjell nje Oskar por nuk besoj se per kete arsye eshte filmi qe keni me per zemer…

Te gjithe filmat qe kam bere i kam per zemer…por sigurisht qe Nuovo Cinema Paradiso ka nje vend te vecante ne zemren time sepse ndoshta eshte filmi im i pare qe kam bere ne menyre te tille qe te kishte nje marredhenie me historine time nese mund ta themi keshtu…por ne kete rast nuk mund te flitej per nje film me rrenje autobiografike por raporti qe ai femije ka me sallen kinematografike evokon – kujton nje epoke shume obsesive qe une kam patur kur isha djalosh ne raport me kinemane dhe sallen e kinemase. Pra, eshte nje film qe me ka ndihmuar te rikuperoj ate bote dhe ate menyre te jetuari kinemane  e asaj kohe, pra per mua ka qene nje moment  i rendesishem dhe nje eksperience e rendesishmee pastaj suksesi qe ka patur me pas ne gjithe boten  e bejne  kete film nje faze  shume decizive per karrieren time dhe sigurisht eshte nje film te cilit une i detyrohem shume.

Filmat tuaj kane nje prezence te konsiderueshme te grave qe nuk jane vetem te bukura por edhe te forta dhe ekspresive..i referohem Malenes dhe interpretimit te  Monica Bellucit …cfare ndikimi kane patur grate ne filmat por edhe ne jeten tuaj?

Ah, figurat femerore ne filmat e mi jane shume te rendesishme e jo vetem ne filmat me ambjentim sicilian. P.sh ne filmin tim te parafundit qe nuk zhvillohet ne Sicili.. “La sconosciuta” (E panjohura) eshte nje personazh femeror ai i protagonistes qe eshte nje personazh shume i rendesishem.  Zakonisht ne filmat e mi, edhe kur figurat femerore nuk jane protagoniste jane thuajse gjithnje motori i historise…Figurat femerore kane nje rol shume te vecante ne historine time, sepse sipas meje figura e gruas perfaqeson ne nje lloj menyre nje force dhe nje kembengulje, nje marredhenie me jeten dhe me boten ..te formuar me nje vendosmeri qe shpesh figurat mashkullore nuk e kane.

E meqenese po flasim per figurat femerore ne filmat tuaj…ketu pas nesh kemi disa foto te Monika Bellucit ne filmin Malena..si ka qene te punoni me te ..ose me mire po ua pergjithesoj pyetjen si ka qene te punoni me emrat me te njohur te kinemase si Philip Noiret, Marcello Mastroiani apo edhe me Toto Cascion qe aso kohe ishte  vecse nje femije?

Shiko, ne pergjithesi kur me ndodh, e per fat te mire me ka ndodhur gati gjithnje..kur me ndodh te zgjedh mire aktorin per personazhin qe permban historia ime, ne ate moment dhe kur aktori i pershtatet personazhit..une nuk kam nje raport me aktorin..une raportin e krijoj me personazhin. Pra, nuk kam patur kohe te mendoj apo te pyes se si mund te ishte te punoje me nje aktor te madh..te punoja me Roman Polanskin ka qene njelloj si te punoja me Toto Cascion…te punoja me Philip Noiret ka qene si te punoja me Mastroianin…apo me Francesco Shanan te Baaria…Kur une zgjedh aktoret e mi dhe jam i binudr se ata mund te misherojne persosmerisht personazhet e mi ne ate pike raporti me aktorin eshte tashme i shenjuar..eshte tashme i lehte…nuk kam patur kurre veshtiresi dhe mbi te gjitha nuk kam patur as droje te punoj me aktoret e medhenj.

Nje personazh i madh ne filmat tuaj eshte muzika..filmat tuaj kane detyrimisht muziken e te madhit Ennio Morricone…mund te na thoni dicka per  bashkepunimin me te?

Bashkepunim im me Ennio Morriconen tani eshte me teper se 20 vjecar sepse kemi filluar ne 1988 dhe jane 22 vjet qe njihemi dhe punojme se bashku gjithmone. Pra, eshte bere nje raport qe shkon pertej raportit profesional, pra kemi nje marredhenie vleresimi, ngrohtesie dhe miqesie te madhe.  Per mua Ennio eshte shume me teper se muzikanti im, eshte ndermjetesi im i privilegjuar, eshte personi te cilit i komunikoj, i rrefej se kam vendosur te bej nje film te ri, para se t’ia them kujtdo tjeter…e me te cilin kam pershkuar periudha te rendesishme te jetes sime sepse per mua te dallosh dhe te arrish ti japesh shpirt thelbit te partitures muzikore ne nje film timin eshte po kaq e rendesishme sa te shkruash skenarin. Per mua eshte shume thelbesore ndaj ndjehem me fat dhe i privilegjuar qe kam ndertuar me te kete raport kaq bashkepunues dhe frytdhenes.

-Meqenese ketu sot ndodhen kaq shume studente te kinemase dhe filmit..do te kishit jo nje keshille por ndoshta nje sugjerim per keta te rinj qe duan te bejne karriere ne kinematografi….

Zakonisht ma bejne kete pyetje, e nuk eshte e lehte…ajo qe mund t’ju them te rinjeve qe duan te studiojne kinemane, eshte te mundohen te kuptojne nese kjo eshte endrra e tyre e vertete, pasioni i tyre i vertete…dhe kjo eshte gjeja me e veshtire per tu kuptuar sepse mund ta kuptosh vetem, pa ndihmen e askujt. Atehere zakonisht keshilla ime eshte kjo: “nese nuk jeni te sigurte qe kinemaja eshte pasioni juaj i vetem autentik, atehere lereni menjane..sepse eshte nje bote teper e veshtire…Por nese jeni te afte te kuptoni qe kjo eshte vertete bota juaj dhe eshte rruga qe vertet doni te pershkoni ….atehere nuk duhet te shkurajoheni perballe asnje problemi, nuk duhet te shkurajoheni kurre para ndonje komplikimi sepse kinematografia do t’ua jape ato vazhdimisht. Por nese jeni te binudr qe ajo eshte bota juaj duhet te kembengulni…nese nuk jeni te sigurte lereni dhe do te arrini ne kohe qe te mos shpenzoni keq vitet e jetes suaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *