Fotografi kap imazhe magjepsëse të grave indigjene të Meksikës.
Qëllimi i Diego Huerta është të dokumentojë grupet indigjene në vend shkruan Huffington Post cituar nga pasqyre.al.
Gra nga Tehuana të veshura me rroba tradicionale, stili i të cilave është popullarizuar nga Frida Kahlo.
“Oaxaca ishte diçka që ndodhi. Diçka që nuk e kerkova. Thjesht ndodhi”. Kështu e përshkruan fotografi Huerta punën e tij në jug të shtetit të Meksikës ku ai ka udhëtuar për katër vite për të dokumentuar portrete që të marrin frymën të grave indigjene.
Projekti titullohet “Inside Oaxaca”. Ai ka ndjekur festën dhe paradën më të madhe ku shfaqen kostumet tradicionale nga tetë shtetet e rajonit. “Jam magjepsur nga ngjyrat dhe nga fytyrat dhe doja të dija nga vinin. Ishte në atë moment që kuptova se duhej të shkoja në vendet e tyre të origjinës për të mësuar më shumë rreth kostumeve dhe t’i dokumentoja portretet .
Rreth 15% e popullsisë meksikane është indigjene ndërsa në Oaxaca përqindja shkon në 56 me 16 grupe të ndryshme indigjenësh.
Tani ai do të fotografojë edhe 50 grupe indigjene ndërsa thotë se diskriminimi nuk ekziston vetëm në SHBA. Në Meksikë ka një shkallë të lartë diskriminimi ndaj vendasve indigjenë po ashtu. Ka edhe një injorancë të madhe ndaj tyre nga shoqëria moderne” tha fotografi. (pasqyre.al)