Elvira Dones ka postuar një status në rrjetin social Facebook ku kritikon rëndë qeverinë.
L’Albania NON è in vendita. Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish. Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të degjojë dhe te respektoje ate qe populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi. Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëhere kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij.