Çfarë tmerri.
Lagështirë dhe merimanga në Muzeun Etnografik në Gjirokastër. Jo vetëm kaq, por nëse do të veshësh opingat historike, mund ti veshësh pa problem, sepse askush nuk është aty për të të penguar. Gjendja e muzeut e mjerueshme, stafi nuk ekziston, pra kemi të bëjmë me një harrese totale të këtij institucioni. Skandal.
P.s. Muri i stadiumit ishte vetëm fillimi i shkatërrimit të vlerave historike, s’keni parë gjë akoma.
Ky ka qenë postimi i aktorit Julian Deda në facebook bashkë me fotot që po shihni. Ai ka postuar imazhet duke komentuar gjendjen e muzeut dhe duke nënvizuar edhe faktin që sipas tij, aty nuk kishte asnjeri, madje një nga fotot tregon edhe këpucët e muzeut të mbathura nga dikush.