Artan Lame ka sjellë në vëmendje kalanë e Tiranës e cila edhe pse në mes të qytetit duket si e lënë në mëshirë të fatit. Një prej portave të saj është veçse një bashkim coprash dërrase që mezi mbahen. Ja çfarë shkruan ai:
“Një prej portave të kalasë së Tiranës. Së prapi siç jemi, edhe të shprishur jemi ndryshe.
Në të gjithë dynjanë portat kalben së poshtmi, atje ku i zë uji, ndërsa këtu, ndër viset tona, portat kalben e shkallmohen së larti!
Është e paimagjinueshme që zemra e vërtetë e Tiranës mesjetare, të braktiset prej dhjetra vjetësh m’u midis qytetit në këtë farë feje.
Poshtë qemerëve të zgafellur, nëpër ganxhat e ndryshkura të menteshave të dikurshme, varen copra dërrasash të shpartallura, në një”adieu” të vargjeve të dikurta:
“Ndën qemer të trupit tënd,
do ta fus çelsin që kam…”
A. (Pasqyra.al)