VIP-at mbështesin “Buka në strajcë”- nisma e re kundër kequshqyerjes në fastfood-e

Strajca është çantë prej lecke. Në veri ajo përdorej në funksionet që sot ka çanta.
“BUKA NE STRAJCË” është nisma më e re e një restoranti në Tiranë, kundër kequshqyerjes në fastfoode, duke këshilluar marrjen me vete të ushqimit më mirë sa sa blerjen e konsumin e ushqimeve të shpejta.

BUKA NE STRAJCE është një nismë ndërgjegjësimi mbi rreziqet e obezitetit të fëmijëve si pasojë e konsumimit të ushqimeve FastFood.
“Mirëpresim edhe kontributin tuaj në këto ditë të nxehta vere, pa qenë nevoja të hidhni një kovë me akull mbi kokë:) por mjafton që të shkruani tek dora juaj BUKA NE STRAJCË.
Bashkohuni edhe JU kesaj nisme me qëllim rritjen e një brezi të ri e të shëndetshëm” thotë Bledar Kola, shef i “Mullixhiut”.
Nisma ka gjetur mbështetje te VIP-at. Për ata që nuk e njohin, në foto është Rene Rexhepi (Redzepi), ikona boterore e kuzhinës, i cilësuar si një nga 100 njerëzit më me influencë në botë nga revista “Times” dhe fatmirësisht me origjinë Shqiptare.
Rene e ka përkrahur e nismën BUKA NE STRAJCË.

Një tjetër emër i njohur pro nismës është Rona Nishliu, këngëtarja që ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, Eurosong.

FB_IMG_1471429545911

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *