Çfarë na mësoi Bukovski për jetën përmes 9 thënieve/ Do të vdesim të gjithë, vetëm për këtë duhet ta duam njëri-tjetrin

Charles Bukowski ka lindur 96 vjet më parë, si sot.
Ai ishte me origjinë gjermane që lindi e jetoi në Amerikë.
Bukowski e publikoi tregimiin e tij të parë në moshën 24-vjeçare dhe filloi të shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij ndikuan gjerërisht në qytetin e tij të lidnjes, Los Angeles.
Revista “Time magazine” e quajti Bukowskin një “laureat i jetës së mjerë amerikane”. Ai botoi më shumë se 60 libra dhe qe lexues publik i veprave të tija. Nëse do të ishte gjallë sot do të festonim 96-vjetorin e lindjes, më 16 gusht. Në nderim të tij dhe të punës së tij, ‘BBC Culture’ u ka kërkuar lexuesve të ndajnë rrjeshtat më të pëlqyer nga veprat e tij, siç po i sjell Pasqyre.al. Janë mësime për jetën nga një njeri që e ka jetuar atë thellësisht.

-Ne, do të vdesim, që të gjithë. Çfarë rrethi. Vetëm kjo, duhet të na bëjë ne ta duam njëri-tjetrin, por kjo nuk ndodh. Ne jemi të terrorizuar nga gjërat e vogla, ne na ha asgjëja.

-Nuk e di për të tjerët, por unë kur zgjohem në mëngjes dhe mbath këpucët, mendoj: o Zot, po tani çfarë?

-Ne jemi këtu që të qeshim me mundësitë dhe ti jetojmë jetët tona aq mirë, sa vdekja të dridhet kur të vijë për të na marrë.

-Nëse do të përpiqesh, përpiqu deri në fund, në të kundërt as mos fillo fare.

-Disa njerëz nuk çmenden asnjëherë. Çfarë jete të tmerrshme duhet të kenë.

-Pa letërsinë, jeta është një ferr.

-Duhet të vdesësh disa herë, para se të jetosh vërtetë.

-Gjej atë që do dhe lëre të të vrasë.

-Gjenialiteti mund të jetë aftësia e të thënit diçka të ngatërruar në një mënyrë të thjeshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *