Pas superjahtit me vlerë 300 milionë dollarësh që u ankorua në brigjet shqiptare në fillim të muajit, një tjetër mjet luksi ka lundruar në ujërat shqiptare. Pranë jahtit është parë Auron Tare, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Bëhet fjalë për Amphitrite, jahti të cilin një nga personazhet më në zë britanikë e bleu kundrejt shumë së 22 milionë paundëve.
JK-Rowling- Emri i saj është Joanne Kathleen Rowling dhe njihet si idhulli i miliona lexuesve të rinj, zemrat e të cilëve i fitoi me librat e saj “Harry Potter”.
Ajo është vënë re përgjatë ditës hënë, ndërsa nuk dihet arsyeja për të cilën ka ardhur në Shqipëri- edhe pse jahti mund të vizitojë qytetin antik të Butrintit, i cili renditet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO.
Më herët jahti zotërohej nga aktori hollywoodian Johnny Depp dhe është përdorur për të xhiruar filmin “The Tourist”, ku protagonistë ishin pikërisht Depp dhe Jolie.