Më datë 19 gusht 2017, ora 19.00, Galeria Kombëtare e Arteve sjell ekspozitën personale të artistit Alkan Nallbani, me titull “Eksploratorët”. Kjo ekspozitë e kuruar nga Artan Shabani
dhe Esmeralda Dalipi, vjen për publikun me 90 vepra të realizuara në gravurë, vizatim dhe pikturë.
Alkan Nallbani është një artist bashkëkohor me banim në SHBA, dhe një emër i njohur në skenën ndërkombëtare të artit. Shumica e punimeve të tij përshkohen kryesisht nga ndikimet ekspresioniste. Vepra e Nallbanit eksploron tematika të ndryshme e thelbësore të jetes, duke integruar përvojat e jetuara nga artisti në faza të ndryshme të jetës, gjithashtu duke u kthyer shpesh në periudhën e tij shqiptare.
Alkan Nallbani ka lindur në Shqipëri (Berat 1971), u diplomua në ILA, Tiranë më 1994 dhe pas vitit 1996 ai jetoi në Firence (Itali) ku frekuentoi Akademinë e Arteve të Bukura (1998 – 2000). Nallbani jeton
dhe punon në Tribeca (New York) dhe Firence (Itali). Ndërmjet viteve 2005 dhe 2006 ai ka studiuar në Kolegjin Corcoran të Artit dhe Dizajnit në Uashington DC. Alkan Nallbani ka shfaqur veprat e tij në ekspozita të ndryshme në Shqipëri, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.
Me datë 19 gusht 2016, ora 11:00, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp me praninë e mediave, gjatë së cilës kjo ekspozitë do të prezantohet më gjërësisht. Ekspozita qëndron hapur në datat 19 Gusht – 4 Shtator 2016.