
I vlerësuar si një nga komeditë më argëtuese dhe njëherazi më të nevojshme të vitit, një simotër e “Sex and the city”, vjen në kinema Millennium, “Bad Moms” që fillon projeksionet e saj në datën 18 gusht.
“Bad Moms” është një komedi amerikane shkruar dhe drejtuar nga autorët filmit të njohur “Hangover” , Jon Lucas dhe Scott Moore. Filmi ka një kast të spikatur femëror si Mila Kunis, Kristen Bell, Kathryn Hahn, Annie Mumolo, Jay Hernandez, Jada Pinkett Smith dhe Christina Applegate.
Amy (Mila Kunis) ka një burrë të mrekullueshëm, fëmijë të mbarë, një shtëpi shumë të bukur dhe një karrierë të suksesshme. Për fat të keq ajo është mjaft e lodhur dhe e gatshme për të hequr dorë nga përgjegjësitë. Pikërisht kur I vjen në majë të hundës ajo bashkohet me dy mama të tjera të stresuara (Kristen Bell, Kathryn Hahn)dhe së bashku vendosin të lënë jetën e përditshme për t’iu dhënë argëtimit dhe lirisë.
“Bad Moms” meriton lëvdata për përzierjen e gjinive duke dhuruar momente mjaft të bukura për spektatorët, Gjithashtu filmi krahasohet nga kritika me “Sex and the City” duke vënë në pah fuqinë natyrore të femrave në një komedi që vendos ekuilibrin midis strukturës së një sitcom-i dhe disa momente të cuditshme por tepër komike. Filmi ka arkëtuar deri tani 85 milionë dollarë kundrejt një buxheti prej 20 milionë dollarë.
Ky është i dyti bashkëpunim midis aktoreve Mila Kunis dhe Kristen Bell të cilat më parë kanë interpretuar së bashku në filmin “Forgetting Sarah Marshall” (2008).Unaza e martesës që Mila Kunis ka në film në fakt është unaza e saj në realitet. Ajo ishte shtatzanë më fëmijën e saj të dytë kur filloi xhirimet e filmit.
Të gjashtë aktoret kryesore janë në jetë nëna që punojnë. Të gjitha këto aktorë janë vlerësuar me cmimin me kastit të aktoreve femra më të mira në cmimet e CinemaCon Aëard 2016
***
“Ben-Hur” drama epiko-historike, drejtuar nga regjisori Timur Bekmambetov fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium prej datës 18 gusht.
Filmi një dramë dhe aksion është bazuar në skenarin e shkruar nga Keith Clarke dhe John Ridley. Kjo është përshtatja e pestë në ekranin e madh të kinemasë që përfshin në kastin e saj aktorët Jack Huston, Morgan Freeman, Toby Kebbell, Nazanin Boniadi, Haluk Bilginer dhe Rodrigo Santoro.
Historia epike e Judës Ben-Hur (Jack Huston), një princ i akuzuar gabimisht për tradhti nga vëllai i tij të adoptuar, një oficer në ushtrinë romake. Pas vitesh në det, Juda kthehet në vendin e tij për të kërkuar hakmarrje, por në fakt gjen shpëtim tek falja.
Duke folur për filmin gjatë një interviste regjisori Timur Bekmambetov ka shpjeguar përshtatjen e filmit: “Kur ne themi ” Ben-Hur origjinal”, ne duhet të jemi shumë konkretë për cilin version origjinal po flasim sepse ka dy versione të mëdha të bëra në vitin 1925 dhe 1959. Këto janë dy versionet më të famshme. Ka pasur edhe një version të Broadëay në fillim të shekullit të 20-të. Ka pasur shumë versione të tjera televizive. Historia e Ben-Hur më kujton “Romeo dhe Xhulieta”, “Hamlet”, dhe çdo histori të shkruar nga Çehovi. Kjo është një histori e përjetshme, sa çdo brez i ri i kthehet në mënyrën që i përshtatet kohës. Versioni i vitit 1959 është i gjatë katër orë, dhe ka vetëm një numër i vogël njerëzish të cilët në fakt mund të shikojnë tërë filmin. Bëhet fjalë për njerëz të ndryshëm nga ne. Dhe kjo është normale, sepse njerëzit janë të ndryshëm. Publiku ishte i ndryshëm, gjithashtu dhe gjuha e kinemasë kur është bërë filmi. Në vitin 1959 filmi fliste për hakmarrjen, jo për faljen. Për mua ky ishte problemi kryesor, pasi unë mendoj që romani është kryesisht për faljen, për faktin se një qenie njerëzore mëson që të falë. Ndaj më ngacmoi edhe skenari I John Ridley. Kuptova se këndvështrimi i John kishte më shumë dritë dhe se ai ndan të njëjtat mendime me mua. Ne biseduam për botën tonë moderne, e cila në fakt më kujton shumë Perandorinë Romake ku vlerat më të rëndësishme ishin krenaria, rivaliteti, fuqia, forca, diktatura e pushtetit dhe vetë-dashuria. Por kjo botë nuk ka ndonjë perspektivë sot. Njerëzimi duhet të mësojë se si të duam dhe të falim. Kjo do të ishte zgjidhja jonë e vetme.”- shprehet regjisori.
Ekzistojnë gjashtë versione të romanit të Lew Wallace në kinema dhe televizion. I pari është një metrazh i shkurtër pa zë i vitit 1907, i dyti është gjithashtu një film pa zë në vitin 1925, “Ben-Hur: A Tale of the Christ”. Përshtatja e tretë dhe e suksesshme është ajo e vitit 1959 që fitoi në gjithsej 11 statuja Oskar që edhe sot e kësaj dite është një rekord i ndarë me filmat “Titanic” dhe “Lord of the Rings: The Return of the King”). Version i katërt është një animacion në DVD (2003) ndërsa i pesti është një ministerial televiziv i vitit 2010.