“Letra nga lufta” e regjisorit portugez Ivo Ferreira do të konkurojë për “Golden Bear” në Berlinalen e 66-të që mbahet në datat 11-21 shkurt në Gjermani.
“Cineuropa” shkruan se filmi merr jetë nga libri i shkrimtarit dhe psikiatrit portugez António Lobo Antunes, ndërsa skenari mban firmën e Edgar Medina dhe vetë Ferreirës. Si shkrimtar i ri, Lobo Antunes niset drejt Afrikës për të marrë pjesë në luftë.
Ai e tregon historinë nisur nga letrat që i dërgon së shoqes, që ka mbetur në Lisbonë (letra që në fakt janë botuar). Miguel Nunes dhe Margarida Vila-Nova luajnë rolet e çiftit të ri të ndarë nga lufta.
Xhirimet e para janë bërë në Angola pranverën e shkuar ndërsa të fundit në Lisbonë këtë verë. Konkurentët e Ferreirës Festivalin e Filmit në Berlin janë të shumtë: Mia Hansen-Løve, André Téchiné, Lav Diaz, Thomas Vinterberg, etj.