Arkeologët kanë zbuluar atë që ata besojnë se është “streha më e mirëruajtur nga Epoka e Bronzit e gjetur ndonjëherë”, të cilën e kanë cilësuar si Pompein e Britanisë.
Shtëpitë rrethore prej druri të zbuluara në Cambridgeshire datojnë në vitet 1000-800 para erës sonë.
Një zjarr besohet se ka shkatërruar vendbanimin, duke bërë që shtëpitë të binin në një lumë ku balta ndihmoi në ruajtjen e tyre deri në ditët e sotme.
Gjithashtu aty janë gjetur enë me ushqim ende brenda tyre si dhe veshje të ndryshme.