Bledi Mane ka postuar në profilin e tij në Facebook, foton e këtij endacaku në Tiranë, të cilin e ka njohur në vitin 2002.
Ai shkruan se personi, të cilin shumë prej nesh e kanë ndeshur nëpër Tiranë dikur ka qenë normal dhe duhet të jetë shtetas i huaj.
Mane kërkon ndihmën e organeve për të kontaktuar me familjen e tij.
“E kam njohur per here te pare kur me kishin rrasur heren e dyte ne burg. Ishim ne sektorin 4 te kati i trete ne burgun 313.
Mbaj mend qe ka qene vera e vitit 2002.
Ishte normal si gjithe te tjeret por dhuna shtazarake dhe poshterimet qe te burgosurit e tjere ushtronin ndaj tij e tjetersuan.
Nuk eshte shqiptar por boshnjak ose malazez. Kur e shoh i therras me emrin Sasha. Ka rreth 13 vjet qe eshte braktisur e katandisur rrugeve dhe kazaneve te plehrave te Tiranes. 13 vjet i palare, i paushqyer, i harruar.
Ftoj Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve te beje verifikimin zyrtar te dosjes se ketij njeriu te braktisur e me pas Policine dhe Ministrine e Jashtme te vendosin kontakte me familjen ne vendin e tij. Le ta ndihmojme te gjithe te rikthehet ne vendin e tij, ne familjen e tij te cilet do te shokohen kur ta shohin qe fatkeqi eshte i gjalle!!”, shkruan Mane në profilin e tij në Facebook.