Rama shmang Operën dhe Kernin, publikon projektin për Bibliotekën

Asnjë fjalë, asnjë koment dhe asnjë deklaratë për ikjen e Ilir Kernit nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit megjithëse e pat prezantuar para tri vitesh me ceremoni të veçantë në Kryeministri.
Edi Rama madje ka shmangur edhe prezantimin e projektit të rikonstruksionit të Operës në Facebookun e tij, ku këto ditë po poston njëra pas tjetrës “Rilindjen Urbane apo Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.
Së fundmi ai ka prezantuar projektin e qeverisë për Bibliotekën Kombëtare me kete shenim: “Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar? www.bksh.al #Rilindje #ShqipëriaeGjeneratësTjetër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *