Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve të Shqipërisë kujton kohën kur Parlamenti i Serbisë mori vendimin zyrtar për ndalimin e gazetës “Rilindja” të Prishtinës
Ka qenë 24 vite më parë.
Më 7 Gusht 1990, Parlamenti i Serbisë, mori vendimin zyrtar për ndalimin e gazetës “Rilindja” të Prishtinës. Duke shfrytëzuar hapësirën e autonomisë së cunguar, deri në gjysmën e parë të vitit 1990, shqiptarët e Kosovës botonin 86 gazeta e revista informative, letrare, kulturore e shoqërore; 12 revista të profileve të ndryshme tematike dhe problemore sqaron QMKSh. Në këtë periudhë, funksiononin edhe 6 radio stacione lokale, që ishin në vartësitë Radio-Televizionit të Prishtinës. Ky rrjet informativ, kishte dalë jashtëkontrollit të censurës së Beogradit dhe përbënte pengesë për planet pushtuese dhe asimiluese të shovinistëve serbë, që synonin likuidimin e tij.
Në foto: Gazeta “Rilindja”